Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2025

Horoskopi javor: Zbulo se ç’do të ndodhë me shenjën

Merr frymë thellë sepse ditët e qeta më në fund kanë mbërritur! Për herë të parë pas muajsh të tërë, kemi arritur një pikë qetësie. Mërkuri rikthehet te Dashi më 16 prill, duke rikthyer në drejtimin normal gjërat, si dhe duke zgjidhur çështje të mbetura pezull.

Dashi

Kureshtja dhe kaosi ecin bashkë në një rrugëtim të gjatë. Mund të kontrollosh një rezultat që e ke pritur, pasi gjërat mund të shkojnë në favorin tënd. Ti zakonisht je një person skeptik por jo gjithnjë duhet t’i shohësh gjërat me dyshim. Ndrysho qasjen dhe shih se si situatat do të jenë më të qeta dhe njerëzit do të ndihen më rehat.

Demi

Një kthim i rëndësishëm i kursit të ngjarjeve do të ndodhë! Siç i ka hije një Demi, do të nisë festa për sezonin tënd. Megjithatë, konsidero një ditëlindje pak më të qetë, me njerëzit më të dashur, të cilët të dhurojnë dashuri dhe lumturi çdo ditë, jo veç për ditëlindje. Ti e ke zakon të bësh festa gjigante, por a argëtohesh vërtet?

Binjakët

Kur dikush të shkel kufijtë, duhet të reagosh në mënyrë mbrojtëse ose sulmuese. Shiko situatat me kujdes, bëj më të mirën dhe vendos veten prioritet. E mira është t’i shmangësh energjitë negative, por nëse përballesh me to, mos hezito t’i shtysh larg nga vetja.

Gaforrja

Ndalo së menduari më shumë seç duhet për hapat që po bën në karrierë. Mund ta vendosësh statusin tënd nëse i beson vetes, qëllimeve të tua dhe nuk ul standardet, pavarësisht gjërave që mund të ndodhin momentalisht. Duhet të bësh një plan para se të veprosh dhe t’i qëndrosh besnik/e atij. Rreziko dhe do të shijosh frytet e suksesit!

Luani

Po ëndërron të shkosh në një vend të largët? E thëna në të bërë është më pranë se kurrë! Do të bësh një udhëtim të ri, vetëm ose me miqtë dhe afërmendsh, do të kënaqesh. Zgjidh destinacionin dhe mos e mendo më gjatë! Të gjithë e dimë që e meriton! Plus, Instagram-i meriton foto të reja.

Virgjëresha

Një raport i ri mund të ndihmojë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Megjithatë, mund të kesh prirjen të largohesh nga ky raport, por më vonë do kuptosh që prania e tij në jetën tënde është e dobishme. Me kalimin e kohës, do të ndihesh më i/e sigurt në këtë marrëdhënie, duke të sjellë më afër fatit tënd dhe duke të shëruar zemrën.

Peshorja

Të garosh me pjesëtarë të grupit tënd do të krijojë rivalë të padëshiruar. Nëse ndodhesh në një situatë ku ti dhe një shoqe/shok pëlqeni të njëjtin person, na beso, nuk ia vlen që të prishësh miqësinë dhe të futesh në një “kampionat” ku më shumë humb sesa fiton. Mbaji larg dramat dhe konsideroje shoqërinë si të shenjtë.

Akrepi

Balancimi mes jetës personale dhe punës është më i menaxhueshëm këtë javë, sidomos pasi po ecën mirë me projektet dhe po gjen kohë për të kryer detyrimet sociale. Edhe pse këto fusha nuk kërkojnë shumë vëmendje për momentin, do të të drejtojnë në rrugën e duhur për të ardhmen.

Shigjetari

Ndonjëherë, mund të dukesh si personi më i zgjuar kur përpiqesh të vërtetosh një “teori” ose të thuash me zë të lartë diçka që e mendon si fakt. Edhe pse zakonisht je i informuar, mund të tingëllosh si një njeri arrogant, sidomos kur përpiqesh të flirtosh. Kontrollo tonin kur bën shaka me të dashurin/en që të mos keqkuptohet.

Bricjapi

Tani që Mërkuri po ecën përpara, mund të pajtohesh me ata që je grindur dhe keqkuptuar. Krenaria jote është kap majat këtë javë, por mund të gjesh një të mesme të artë me miqtë dhe kolegët. Mjafton të pranosh përgjegjësinë tënde, t’i lejosh ata të shprehin ndjenjat e tyre dhe të vendosësh kufij më të qartë.

Ujori

Ji i/e kujdesshëm/me kur shfaq aftësitë e tua, sepse mund të shkaktojë probleme nëse nuk i ke qartësuar ende qëllimet e tua. Një tërheqje e fortë mund të çojë në momente të nxehta në shtrat apo mesazhe pikante. Thjesht vendose me personin tjetër se si do të vijojë kjo marrëdhënie.

Peshqit

Është koha të shkruash kapitullin tënd të radhës. Kur planifikon çfarë dëshiron të sjellësh për shoqërinë, mendo për përmirësimin e jetës familjare. Ky është një moment i rëndësishëm për të ndjerë nostalgji. Të shohësh pas mund të të ndihmojë të ecësh përpara, nëse ke bërë paqe me të kaluarën.

Artikuj të sugjeruar: