Health

Ekziston një arsye shumë e rëndësishme se përse ish-të dashurit e tu janë njësoj

Ekziston një arsye shumë e rëndësishme se përse
Shumë herë ne kthejmë kokën pas dhe kuptojmë, edhe pas një kohe të gjatë, se marrëdhëniet tona kanë një gjë të përbashkët: ish-partnerët tanë janë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin në karakter dhe sjellje.

Mund të mendoni se është rastësi, por jo. Një psikologe shpjegon arsyet e kësaj ngjashmërie dhe thekson se si përvojat emocionale nga fëmijëria jonë luajnë një rol vendimtar në partnerët “e njëjtë” që zgjedhim.

Sipas Dr. Shefali Tsabary, partnerët jo domosdoshmërisht duken si prindërit tanë, pasi realiteti është më i ndërlikuar.

Nëse, duke u rritur, ndjenim se nuk po merrnim dashuri nga disa anëtarë të familjes sonë ose se ata nuk na jepnin shumë rëndësi, duke na shkaktuar një pasiguri konstante, ka shumë të ngjarë që pikërisht këto sjellje të na tërheq në mënyrë të pandërgjegjshme drejt një partneri të ardhshëm romantik.

Ne e dimë dhe e kuptojmë neglizhencën e partnerit, por edhe nëse dyshojmë se ajo që kërkojmë nga ai apo standardet që kemi nga një lidhje romantike janë të ulëta, sërish duket se “ngecemi” gjithmonë në një rreth vicioz.

Nëse kemi pasur eksperienca të pakëndshme në fëmijëri, atëherë nuk besojmë se ka mënyra të ndryshme për t'u lidhur apo ndërtuar raporte me të tjerët, duke pasur gjithmonë të njëjtin model marrëdhënieje në mendje. Ky cikël i mundimshëm mund të marrë fund vetëm nëse shërojmë problemet me të cilat përballet ende fëmija brenda nesh, në të kundërt jemi “të dënuar” të dashurohemi me njerëz të tillë, në dukje krejt të njëjtë: shkaktojnë pasiguri te ne, por sërish mendojmë se janë i duhuri.

Është e vështirë të përballemi me këtë të vërtetë dhe të përpiqemi të pranojmë faktin që jemi lënduar shumë herë, duke e menaxhuar traumën në një mënyrë që na lejon të mësojmë prej saj.

Sipas ekspertëve në “Charlie Health”, një organizatë që merret gjerësisht me çështjet e shëndetit mendor, hapi i parë për të transformuar veten në një version më të mirë është të pranojmë traumat tona të fëmijërisë.

Ne duhet t'i drejtohemi fëmijës brenda nesh sikur të ishte një person tjetër dhe t'i flasim me dashamirësi, duke i treguar se ne me të vërtetë kujdesemi për të. Është një metodë e mirë për të kapërcyer frikën dhe për të vlerësuar veten.

Më pas, ne mund të kuptojmë dhe kujtojmë mënyrat apo episodet se si jemi trajtuar në fëmijëri nga të rriturit, pastaj të punojmë për t’u shëruar. Pasi të përfundojë kjo fazë, ne do të jemi në gjendje të krijojmë menjëherë lidhjet midis njerëzve dhe situatave që do të hedhin dritë se kush është fajtor dhe pse. Zakonisht indiferenca emocionale e të tjerëve çon në indiferencën tonë emocionale, kryesisht ndaj vetvetes.

Të gjitha këto ndjenja duhet të përpunohen dhe vetëm atëherë do të jemi në gjendje të shmangim përsëritjen e gabimeve të së kaluarës në marrëdhëniet tona të ardhshme.

Burimi: Marie Claire

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

There's a very important reason why your ex-boyfriends are all the same

Ekziston një arsye shumë e rëndësishme se përse
Many times we look back and realize, even after a long time, that our relationships have one thing in common: our ex-partners are very similar to each other in character and behavior.

You might think it's a coincidence, but it's not. A psychologist explains the reasons for this similarity and highlights how emotional experiences from our childhood play a crucial role in the "same" partners we choose.

According to Dr. Shefali Tsabary, partners don't necessarily look like our parents, as the reality is more complicated.

If, growing up, we felt that we were not receiving love from certain members of our family or that they did not give us much importance, causing us constant insecurity, it is very likely that these very behaviors unconsciously attract us towards a future romantic partner.

We know and understand our partner's neglect, but even if we suspect that what we demand from them or the standards we have from a romantic relationship are low, we still seem to always "get stuck" in a vicious circle.

If we have had unpleasant experiences in childhood, then we do not believe that there are different ways to connect or build relationships with others, always having the same relationship model in mind. This painful cycle can only end if we heal the problems that the child inside us still faces, otherwise we are "doomed" to fall in love with such people, seemingly exactly the same: they cause us insecurity, but we still think they are the right one.

It is difficult to face this truth and try to accept the fact that we have been hurt many times, managing the trauma in a way that allows us to learn from it.

According to experts at Charlie Health, an organization that deals broadly with mental health issues, the first step to transforming ourselves into a better version of ourselves is to accept our childhood traumas.

We need to address the child within us as if it were another person and speak to it with kindness, showing it that we truly care about it. It is a good method for overcoming fear and valuing ourselves.

Then, we can understand and remember the ways or episodes in which we were treated in childhood by adults, then work to heal. Once this stage is complete, we will be able to immediately make connections between people and situations that will shed light on who is to blame and why. Usually, emotional indifference to others leads to our own emotional indifference, mainly towards ourselves.

All of these feelings need to be processed and only then will we be able to avoid repeating past mistakes in our future relationships.

Source: Marie Claire