Seozni i Dashit ka të bëjë me fillimet e reja, dhe sipas astrologëve, tre shenja të horoskopit do të jenë protagonistët e ditëve të fundit të kësaj shenje– deri më 19 prill 2025, kur futemi në sezonin e Demit.
Dashi
Këtë periudhë keni kaluar momente të bukura, duke festuar ditëlindjen me të dashurit e zemrës. Po ashtu, ditët e fundit – me Mërkurin që kthehet në shenjën tuaj dhe Marsin në Luan – përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Keni kaluar një periudhë të lodhshme e të vështirë, por tani është koha për t'u çlodhur dhe për të shijuar vëmendjen që po ju japin yjet dhe njerëzit përreth jush.
Binjakët
Ju jeni personazhi kryesor i këtyre ditëve. Shijojeni vëmendjen. Planetet ju shpërblejnë ose duke ju orientuar drejt zakoneve më të shëndetshme, ose duke përmirësuar marrëdhëniet tuaja. Pavarësisht situatave që pritet të shfaqen, mund të merrni më të mirën prej tyre, duke pasur qasje pozitive ndaj mundësive të reja që po vijnë drejt jush. Yjet janë këtu për t'ju ndihmuar këtë herë, ndaj përfitoni nga kjo periudhë.
Peshorja
Kemi lajme të mira edhe për ju. Tani ndiheni të lirë, pasi jeni në gjendje të shpëtoni nga një cikël gjashtëmujor plot me vështirësi dhe pengesa. Do të ndiheni si një person krejtësisht i ri, pasi më në fund do të shpërbleheni për punën tuaj të palodhur. Merrini më të mirë kësaj periudhe, pasi e meritoni plotësisht!
Burimi: Marie Claire