Showbiz dhe TV

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin NAMIN

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2025

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin

Tregu muzikor duket se ka vendosur përballë artistë shqiptarë, që po të ishin krah njëri-tjetrit, do t’i jepnin shumë artit. Disa artistë nuk kanë bashkëpunuar kurrë, por nëse do e bënin do krijonin këngë që do i rezistonin kohës. Ne kemi përgatitur një listë me disa artistë që duhet të bëjnë një duet për të mirën e artit.

1. Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin

Dy artiste ikonike që i kanë rezistuar kohës dhe evolimit të tregut. Dafina dhe Elvana i përkasin të njëjtës rrymë (pop) dhe konsiderohen gjerësisht të dyja si diva të muzikës. Megjithatë, dyshja nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët (thuhet se Dafina e ka thumbuar disa herë Elvanën). Gjithsesi, urojmë që një ditë të gjejnë jo vetëm gjuhën, por edhe këngën e përbashkët.

2. Flori Mumajesi dhe Alban Skenderaj

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin

Ka vetëm një gjë që mund të thuhet me siguri për këtë bashkëpunim: Pritshmëritë janë shumë më të larta se sa mund të përfytyrohet. Dy nga kantautorët më të mirë në Shqipëri do të mund të krijonin një kryevepër muzikore, duke plotësuar kërkesën e vazhdueshme të publikut për një bashkëpunim mes tyre. Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj kanë ditur të përshtaten me tregun, por pa hequr dorë nga orgjinaliteti që i dallon nga të tjerët. Të dy kanë krijuar këngë të jashtëzakonshme, ndaj së bashku mund të sillnin një duet që nuk do harrohej lehtë.

3. Tayna dhe Melinda

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin

Të njohura për diss-et mes tyre, Tayna dhe Melinda, kanë ditur të bëjnë për vete publikun në një rrymë mjaft të vështirë për vajzat. Pas tërheqjes së Rinës, duket se “beef”-i u zhvillua vetëm mes Taynës dhe Melindës, bashkëpunimi i të cilave do të ishte ikonik. Dy reperet, të cilat shkruajnë tekstet e tyre, mund të sillnin për publikun një këngë ndryshe nga sa jemi mësuar t'i shohim. Bashkimi bën fuqinë, vajza!

4. Leonora Jakupi dhe Adelina Ismajli

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin

Dy zëra të jashtëzakonshëm dhe me një repertor për t’u admiruar. Publiku i do, por Leonora dhe Adelina, le të themi, nuk duhen aq shumë me njëra-tjetrën. Dueti, përtej këngës së bukur, do të sillte edhe fundin e një konflikti që ka shoqëruar dy këngëtaret prej vitesh. Koha për të ngritur flamurin e bardhë!

5. Getoar Selimi dhe Noizy

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin

Ekzistonte një kohë kur të gjithë prisnim me padurim se si “Babastars” dhe “OTR” do t’i kundërpërgjigjeshin njëri-tjetrit në vargjet e radhës. Koha kaloi, ne u rritëm dhe Getoari u bë baba. Si ai, edhe Noizy, duket se lanë pas të shkuarën konfliktuale. Njësoj si me Stresin, një bashkëpunim i Noizy-t me Getoarin, do të kthehej menjëherë në hit.

6. Armend Rexhepagiqi dhe Ardit Gjebrea

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin

Më duhet ta them: ky do të ishte bashkëpunimi im i preferuar. Dy emra që i kanë dhënë shumë artit me baladat e tyre që i kanë rezistuar ndër vite këngëve komerciale. Këngët e tyre na bëjnë gjithmonë të jemi nostalgjikë e "të etur” për art në kuptimin e plotë të fjalës. Një bashkëpunim mes tyre do të ishte një dëshirë e plotësuar për shumë shqiptarë.

7. Eugent Bushpepa dhe P.I.N.T

Një listë me bashkëpunime muzikore që do të bënin

Kombinim gjenial! Do i bashkonte zëri dhe pena, ndërsa të dyja palët do të bashkonin artdashësit në sheshe. Teksti i këtij dueti do dihej përmendësh dhe do oshëtinte në koncerte. Kombinimi i rrymës rep që zotëron P.I.N.T dhe zërit unik të Eugent Bushpepës është dueti që nuk e dimë nëse do ndodhë, por dimë që na duhet.