Loey Lane është studente dhe blogere e bukurisë shumë e njohur në internet. Ajo poston shpesh video në YouTube dhe sigurisht aty nuk mungojnë as komentet ndaj saj, që nga ato kritikuese e deri tek ato mbështetëse, për të cilat ajo duhet se nuk shqetësohet shumë.
Në video-n më të fundit, quajtur 'Pse vajzat e shëndosha nuk duhet të veshin bikini", ajo i është drejtuar 'armiqëve' dhe kritikëve të trupit të saj të mbushur, me një video direkte dhe përmes saj ka përcjell një mesazh direkt dhe shumë frymëzues.
Mesazhi kuptimplotë i Loey flet për besimin te vetvetja, dashurinë ndaj trupin dhe jetën së secilit. "Jeta është shumë e shkurtër për tu shqetësuar gjithmonë se çfarë mendojnë të tjerët. Jetoni jetën tuaj"!- i përgjigjet Loey kritikave se vajzat e shëndosha nuk duhet të veshin bikini.
Një përgjigje epike!