Supersticionet janë si ato këshillat e gjysheve – ndonjëherë të duken qesharake, por ke frikë edhe t’i injorosh. Shumë njerëz rriten me besime që, edhe pse duken si broçkulla, u janë ngulitur thellë në mendje. Më poshtë do të lexoni disa nga këto “rregulla të arta” që njerëzit thonë se i kanë trashëguar prej gjysheve dhe që ende i marrin seriozisht sot e kësaj dite.
1. "Sa herë humb diçka si çelësat apo telefoni, merri erë pëllëmbës tënde të djathtë. Në mënyrë të menjëhershme të ngacmohet kujtesa dhe e gjen atë që po kërkoje. 30+ vite jetë dhe më ka funksionuar gjithmonë."
2. "Nëse po shkon në një shtet të ri për ta vizituar apo jetuar atje, ha një qepë të gjallë që është rritur në atë vend. S'do ju zërë kurrë një grip apo sëmundje që qarkullon në atë vend."
3. "Do që të të realizohet një ëndërr? Thuaja një burimi uji, një gote uji, një pellgu uji, çfarëdo. Nëse do që diçka mos të bëhet kurrë realitet, thuaja zjarrit."
Pra, në tortën e ditëlindjes duhet të shprehim diçka që s'duam të na realizohet?
4. "Të ëndërrosh për jashtëqitje përkthehet lekë në realitet. Më ka rezultuar e vërtetë gjithmonë."
5. "Të mbajturit e një objekti metalik poshtë jastëkut sjell që të mos keni asnjëherë ëndrra të këqija."
6. "Nëse zjen një vezë, i heq të verdhën, e mbush gjithë hapësirën bosh me kripë dhe e ha para se të flesh gjumë, pa e larë gojën, do ëndërrosh për personin me të cilin do martohesh. Mua më doli në ëndërr një burrë i gjatë, me këmishë blu, por pa fytyrë. Një vit më vonë u njoha me bashkëshortin tim aktual që mbante veshur ekzaktësisht të njëjtën këmishë blu. Kemi 10 vite të martuar."
7. "Të lash këmbët para se të flesh eliminon gjithë makthet që mund të kesh qenë duke parë së fundmi."
8. "Mamit tim i kishte thënë gjyshja se hëna është një burim bukurie dhe gjatë natës, sidomos kur hëna është e plotë, duhet ta shohësh dhe të thuash me zë: 'hënë dua, puçrra nuk dua' për lëkurë akull të pastër. Mami im thotë se funksionoi për të."
9. "Ngjyra rrobash që duhet të shmangni sipas ditëve: të hënën - të kuqe, të zeza; të martën - jeshile, të bardha; të mërkurën - të verdha, të kuqe; të enjten - blu, të zeza; të premten - jeshile, të kuqe; të shtunën - të kuqe, të verdha; të dielën - të zeza, të bardha. S'e besoja në fillim, por ditët e mia u bënë më pozitive pasi i zbatova këto 'rregulla'."
Ndërkohë, ata që veshin vetëm të zeza:
10. "E imja është e mërzitshme, por gjyshja mua më thoshte të vendosja buzëkuq nëse doja të ndihesha plot vetëbesim. Më funksionon gjithmonë."
11. "Nëse ëndërron sikur të bien ose thyhen dhëmbët, dikush do vdesë. Mua më ka ndodhur vërtet 3 herë."
12. "Nëse ëndërron sikur po ecën poshtë, apo lëviz poshtë me ashensor dhe je i/e shoqëruar nga një grup miqsh/njerëzish, është shenjë se duhet t'i presësh marrëdhëniet me ta. Nëse sheh sikur po ngjitesh lart në një mënyrë a një tjetër, ke bërë miq për kokë."
13. "Gjithmonë mbani erë të mirë - kjo e bën shenjën tuaj në Afërditë shumë të lumtur. Kur Afërdita është e lumtur, jeta bëhet e lumtur, aspekti dashuror gjithashtu dhe tërheq më shumë luks dhe fat në jetë."
14. "Kur një bebe e zë lemza, këput një fije nga një rrobë rastësore dhe vendose te koka e bebit. Lemza ndalon."
15. "Jo tamam një supersticion: Kur del nga shtëpia, thuaj një budallallëk kur mbyll derën, diçka që normalisht s'do e thoje dhe kështu kur të vrasësh mendjen në e mbylle derën ose jo, do të të kujtohet që the atë budallallëk dhe do të sigurohesh se derën e ke mbyllur."
Më në fund, diçka që nuk i bën gjithë shpjegimet shkencore të duken kështu:
Artikuj të sugjeruar: