Karakteristikat e Shenjave

Pse Rozana nuk është një Gaforre tipike?

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2025

Pse Rozana nuk është një Gaforre tipike? 

Rozana po mbaron rrugëtimin e saj në “BBVA 4” dhe në disa raste edhe nuk është sjellë si një Gaforre. Kjo na bën të mendojmë se ajo nuk është një Gaforre tipike dhe kemi arsye të forta!

Çështjet e debatit

Së pari, një grua Gaforre është e butë (dhe e fortë njëkohësisht) dhe ka tendencën t’i shmangë debatet, ndërsa në rastin e Rozanës, kjo nuk ndodh! Rozana e gjen me qiri debatin dhe në fakt, të drejtë se ka hyrë në një lojë “Big Brother-i”. Rozana ka debate me thuajse çdokënd dhe nuk ka frikë që ta çojë sherrin në nivelin e ferrit!

Ca të nënës, ca të njerkës

Gaforrja është “mamaja e horoskopit” dhe kujdeset për të gjithë njësoj. Por jo Rozi…Ajo, brenda lojës, përkujdeset për këdo që mund të ketë interes, ose t’i shërbejë në lojë.

Manipulimi me situata, jo me ndjesi

Një Gaforre manipulon me ndjesi, duke të të thënë sa keq e bëre të ndihet, ose duke të ta kthyer kusurin siç duhet. Në rastin e Rozanës, ajo manipulon me situata, i regjistron ato dhe t’i përplas kur s’e pret fare.

Bën gjithçka për veten

Gaforrja bën gjithçka për veten dhe e vendos prioritet. Gaforrja s’bën sakrifica, ndërsa kujtojmë se Rozana e bëri një për hir të dashurisë dhe që partneri të ketë një fëmijë. Gjë tjetër që ai zgjodhi Rozanën.

Artikuj të sugjeruar: