Laerti është një tjetër finalist i “BBVA 4” dhe meqë ua kemi bërë qokën të gjithëve, tani do t’ju tregojmë se pse aktori nuk është tipik një Peshk! Së pari, duhet të dish se Peshqit, si vetë simboli i tyre, janë njerëz paksa kontradiktorë, shkojnë në drejtime të ndryshme, ëndërrojnë dhe shpesh s’u pëlqen realiteti.
Tani, le të flasim për Laertin!
Peshqit janë deri diku besnikë
Peshqit janë besnikë me njerëzit që duan dhe kalojnë oqeane që të paktën, të mos u dalë në shesh tradhtia. Në rastin e Laertit, s’e mendoi dy herë që të dilte në nominim kokë me kokë me Valbonën dhe siç e tregoi historia, ta eliminonte nga shtëpia.
Peshqit ëndërrojnë, por edhe analizojnë
Peshqit ëndërrojnë për thellësitë, jetën e mbushur me art dhe botën utopike, por edhe analizojnë në mënyrë shumë objektive. Nga ana tjetër, Laerti është shumë gati të bëjë debate aspak analitike dhe të bëhet më mavi se patëllxhani edhe pa dëgjuar se ç’thotë tjetri.
Manipulues, por me zgjuarsi
Laerti i bën të tjerët për budallenj, por harron që të tjerët, mbase nuk janë budallenj. Peshqit janë shenjë goxha manipuluese, por sa ta kuptosh ti që je manipuluar, kanë ikur pa lënë gjurmë. Në rastin e Laertit, aktori e bën lojën si një shfaqje teatri dhe pretendon se spektaktorët nuk kuptojnë asgjë.
Nejse, sagapao Laertiiii! Dhe mos harroni të votoni në sondazhin tonë.
Artikuj të sugjeruar: