Out and About

Këtë Pashkë, thuaji "jo" stresit në kuzhinë dhe pastrimit të pafund

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2025

Këtë Pashkë, thuaji "jo" stresit në kuzhinë

Pashkët me Hisense: Teknologjia që përsos kuzhinën dhe pastrimin

Pashkët janë për ushqim të mrekullueshëm, momente argëtuese dhe kohë cilësore—jo për stresin në kuzhinë dhe pastrimin e pafund. Nëse po gatuan një darkë festive, po pret miqtë, apo po merresh me pasojat e një feste të mbushur me çokollatë, pajisjet e vogla shtëpiake Hisense sjellin teknologji të përparuar për ta thjeshtuar gjithçka.

- Mikrovalë H20MOBSD1H – Shpejtoni ushqimin

Nga shkrirja e çokollatës për ëmbëlsira të Pashkëve deri te ngrohja e mbetjeve në sekonda, mikrovala Hisense H20MOBSD1H është e përshtatshme për gatim të shpejtë dhe të thjeshtë. Teknologjia e mikrovalës me inverter të avancuar mundëson kontroll më të saktë të temperaturës për të ndihmuar në shkrirjen e ushqimeve dhe për të shmangur zonat e nxehta dhe të pa shkrira. Ushqimet do të përgatiten në mënyrë të barabartë dhe me shije të shkëlqyera, duke e bërë Pashkën magjike, duke kursyer kohë, para dhe energji.

- Gril elektrike HCG2100S – Grilim me saktësi

Panine krokante, steka të shijshme, apo pastërma Pashkësh—Grila elektrike HCG2100S e Hisense ofron grilim me temperaturë të lartë dhe rezultate të barabarta. Smart, kompakt dhe gati për të impresionuar.

- Friteze ajri H06AFBS1S3 – Shije krokante, pa faj

Nëse dëshironi patate të skuqura krokante ose petulla të arta, Friteza e Ajrit H06AFBS1S3 Hisense do t'jua serviri ato me një krokante perfekte, me pak vaj dhe gati për t'u shijuar plotësisht me më pak kalori gjatë Pashkëve.

- Fshesë me korrent HVC5101W

Kur Pashkët përfundojnë, ky pastrues super i lehtë dhe jashtëzakonisht i fuqishëm do ta bëjë pastrimin edhe me të thjeshtë. Pa kordon, pa stres, vetëm dysheme të pastra në minuta.

- Pastrues pa kordon HVC613410W – Pastrim i thellë në një çast

HVC613410W e çon pastrimin në një nivel tjetër—me thithje maksimale dhe fleksibilitet të plotë. Kjo fshese pa kordon është një revolucion i fuqishëm, me performancë të jashtëzakonshme. Mund të përdoret si një fshese e ngritur ose si pastrues dore. Tubi i thithjes i palosshëm mundëson arritjen e hapësirave të fshehura nën tavolinë, dollap ose divan. Pajisja vjen me koka te ndryshme për çdo sipërfaqe dhe situatë. Duke përdorur ekranin LED, keni kontroll mbi shpejtësinë e operimit dhe statusin e baterisë.

Shijoni Pashkët, në stilin Hisense

Me pajisjet inteligjente dhe me teknologji të lartë të Hisense, mund të gatuani më shpejt, pastroni më lehtë dhe të kaloni më shumë kohë duke shijuar atë që vërtet ka rëndësi—ushqimin, familjen dhe argëtimin. Këtë Pashkë, lejoni që inovaicioni të heqë stresin nga pushimet tuaja.Më pak mundim, më shumë kënaqësi—sepse Pashkët duhet të jenë të lehta, emocionuese dhe plot momente të paharrueshme. Të gjitha elektroshtëpiaket e vogla Hisense i gjeni ne Globe.