Në thuajse çdo intervistë të Xhenetës mund të kesh dëgjuar që ajo “nuk do të flasë më për të shkuarën”, por ka një si buzëqeshje sa herë i jepet rasti të hedhë ndonjë kunjë për Gjestin dhe Eglin. Në njëfarë mënyre, Xheneta do ta tregojë me patjetër që “e ka harruar Gjestin”, ose që s’i intereson më fare për të dhe të dashurën e tij.
Rishtazi, (se e thëna në të bërë janë vite dritë larg), ajo publikoi disa foto në Instagram. Në mbishkrimin e parë, Xheneta shkruante se Gjesti humbi një vajzë të vërtetë dhe i uron fat me kopjet. Ndërsa albumin e dytë, e shoqëroi me mbishkrimin: “Ajo e sheh jetën time si një film. Sa keq që është thjesht e tepërt” dhe njerëzit menjëherë kanë menduar se ajo po thumbon Eglin.
View this post on Instagram
Komentet ishin të shumta dhe njerëzit përpos se i thoshin Xhenetës se ndryshe nga pretendimit të saj se kopjohet nga Egli, në fakt po ndodh e kundërta.
Të tjerë e motivuan ta linte pas të shkuarën.
Pas kunjave që u hodhi kur Gjesti u shpall fitues; “akuzave” se Egli "e kopjon”; ironive karshi saj; përplasjes virtuale me motrën e Gjestit e çdo thumb të thënë nëpër intervista, Xheneta e ka përqendruar gjithë vazhdën e daljeve të saj publike në një qëllim të vetëm: Të flasë për Gjestin, kur i bie rasti, edhe për Eglin. Mendojmë se e gjitha kjo duhet të ketë një fund, pasi është interesante në fillim drama, por pastaj, kur nuk ushqehet nga pala tjetër, bëhet thjesht e mërzitshme.