Instagramming

Egli flet për herë të parë pas finales së "BBVA 4": "Ëndrra vazhdon"

Shkruar nga Anabel

22 Prill 2025

Egli flet për herë të parë pas finales së "BBVA

Egli Tako ka folur për herë të parë në rrjetet e saj sociale për përfundimin e eksperiencës televizive në reality show-n, "Big Brother".

"Çdo fund është një fillim i ri! Me përfundimin e kësaj eksperience, kam kuptuar se i kam shtuar librit të jetës sime një kapitull të cilin s'do e harroj kurrë," nisi ajo reagimin e saj në Instagram.

"Faleminderit nga zemra publiku im për gjithë dashurinë dhe mbështetjen e pakushtëzuar që më keni dhënë e vazhdoni ma jepni çdo sekondë. Jeni bekim e ju dua shumë secilin prej jush! Mezi pres të jem afër jush për gjithë dashurinë që më keni dhuruar."

Egli flet për herë të parë pas finales së "BBVA

"Ëndrra vazhdon... E juaja, Egli," përmbylli ajo. 

Egli u shpall finalistja e katërt e "Big Brother VIP Albania 4", që përfundoi të shtunën e 19 prillit.

Artikuj të sugjeruar: