Celebrity

Khëm-khëm! Mamaja e Timothée Chalamet flet për raportin e saj me Kylie

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2025

Khëm-khëm! Mamaja e Timothée Chalamet flet për raportin e

Nicole Flender, e ëma e Timothée Chalamet ka folur për herë të parë për Kylie Jenner, të dashurën e aktorit të njohur. Në një intervistë të rrallë për Curbed, Nicole u shpreh se Kylie është e adhurueshme.

“Duhet ta them: Ajo është e adhurueshme. Është shumë e sjellshme me mua”, u shpreh Nicole, duke treguar kështu se mesa duket Kylie di si t’i ruajë raportet e mira me vjehrrën e saj.

Khëm-khëm! Mamaja e Timothée Chalamet flet për raportin e
Getty

Në fakt, Kylie ka bërë një gjest goxha të vlerësuar nga njerëzit karshi vjehrrës së saj. Kur Timothée u nominual për çmimin Oscar në kategorinë e Aktorit më të Mirë për rolin e tij në “A Complete Unknown”, Jenner, u ngrit nga vendi i saj krah aktorit, në mënyrë që të ulej e ëma e tij. Ajo donte që Nicole dhe Timothée të ishin bashkë gjatë atij momenti vendimtar në karrierën e aktorit.

Khëm-khëm! Mamaja e Timothée Chalamet flet për raportin e
Getty

“Timothée nuk i kërkoi Kylie-t të ndryshonte vendin me të ëmën e tij, por ajo e mendoi ta bënte atë gjest aq të ëmbël”, tha një burim për Page Six, duke shtuar se Kylie është një e dashur shumë krenare.

Khëm-khëm! Mamaja e Timothée Chalamet flet për raportin e
Getty

Kylie dhe Timothée janë bashkë që prej vitit 2023 dhe janë treguar shumë të rezervuar në raportin e tyre.

Artikuj të sugjeruar: