Showbiz dhe TV

Laerti shprehet i pakënaqur pas mbarimit të "BBVA": "Është prishur imazhi im"

Shkruar nga Anabel

23 Prill 2025

Laerti shprehet i pakënaqur pas mbarimit të "BBVA":

Laert Vasili, finalisti i tretë i "Big Brother VIP Albania 4", ka folur për herë të parë në një intervistë për "Shqipëria Live" në Top Channel, pas përfundimit të spektaklit.

Laerti e nisi rrëfimin e tij duke u shprehur se po has disa vështirësi në përshtatjen me realitetin e tanishëm, në mungesë të kamerave dhe mikrofonëve të përhershëm. Më pas, ai nisi të adresonte gjithë ofendimet që i janë drejtuar gjatë kësaj eksperience, që sipas tij i prishën dhe imazhin, veçanërisht atë profesional.

"Gjëra shumë ofenduese janë thënë aty brenda, gjëra të cilat jashtë mund të përfundojnë në kallëzime penale. Përdhosje, përbaltje e figurës, prishje e imazhit në mënyrë të jashtëzakonshme."

Megjithatë, falë mbështetjes që ka marrë nga njerëzit pas daljes së tij, ai u shpreh i kënaqur kur e vlerësonin si fituesin moral të këtij edicioni.

"Të paktën, ajo që më pëlqen, e kam thënë dikur që është që të dal nesër në qytet dhe të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashuri, kjo po ndodh. [...] 'Sagapao Laerti' është bërë lajtmotivi i të gjithëve falë nënës sime." 

Laerti nuk ngurroi të shprehet i rënduar pas gjithë eksperiencës në "Big Brother". Ai tha tekstualisht se "ato që ka parë këto ditë e kanë mërzitur jashtëzakonisht shumë" dhe "gjendja është shumë e rënduar". 

I pyetur nëse do e ribënte si eksperiencë, ai u përgjigj në mënyrë kategorike:

"Në asnjë mënyrë. Kurrë. Njerëzit më pyesin tani 'Çfarë do bësh? Se sakrifikove 4 muaj. Do e lësh banesën tënde ta marrë banka apo jo?' Shoh sytë e nënës time që më shohin me një pikëpyetje të madhe."

Në lidhje me Valbonën, Laerti tha se nuk ekziston më asnjë marrëdhënie mes të dyve dhe nuk shihte ndonjë dritë që kjo të ndryshonte në të ardhmen: 

"Në kishë shkojnë njerëzit dhe fal Perëndia pa fund. Njeriu ka një limit në falje," duke nënkuptuar se s'do veprojë në të njëjtën mënyrë si brenda shtëpisë me Valbonën, të cilën e fali disa herë për veprimet e saj të nxituara.

Artikuj të sugjeruar: