SHBA paralajmëron se mund të braktisë bisedimet me Ukrainën
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u përplasën sërish të mërkurën, teksa të dy po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës trevjeçare në Ukrainë. Lideri amerikan qortoi presidentin ukrainas, pasi ky i fundit refuzoi konsiderimin e Krimes si një vend të pushtuar nga Rusia.
Zëvendëspresidenti i Trump, JD Vance tha se ishte koha që Rusia dhe Ukraina ose të bien dakord për një propozim paqeje "ose Shtetet e Bashkuara do të largohen nga ky proces", duke i bërë jehonë një paralajmërimi nga Trump javën e kaluar.
Tërmetet trondisin Turqinë: Qytetarët vrapojnë të panikosur
Një tërmet me magnitudë 6.2 me epiqendër nën Detin Marmara goditi Stambollin, duke shkaktuar panik dhe dhjetëra të plagosur në qytetin turk.
Më shumë se 150 njerëz u shtruan në spital me lëndime të shkaktuara teksa përpiqeshin të largoheshin nga banesat e tyre.
Tërmeti u ndje në provincat Tekirdag, Yalova, Bursa dhe Balikesir dhe në qytetin e Izmirit, rreth 550 km në jug të Stambollit. Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, tha se tërmeti zgjati 13 sekonda dhe u pasua nga më shumë se 50 pasgoditje, më e forta me magnitudë 5.9 ballë.
Dështon arrestimi i presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik
Ministria e Punëve të Brendshme e entitetit të Republikës Sërpska (MUP RS) ka penguar anëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) të hyjnë në ndërtesën e godinën, ku po zhvillohet një takim mes Millorad Dodik, dhe përfaqësuesve të Qytetit të Sarajevës Lindore.
Lajmin për pengimin e hyrjes në ndërtesën ku po qëndronte presidenti i Republikës Sërpska (RS), Millorad Dodik, është konfirmuar për Radion Europa e Lirë nga vetë SIPA.
Kjo agjenci deklaroi se anëtarët e saj po vepronin sipas një urdhri të Gjykatës së Bosnje dhe Hercegovinës dhe se nuk është përdorur forcë.
Ndarja nga jeta e Papa Françeskut, rreth 20 mijë besimtarë marrin pjesë në homazhe
Arkivoli i hapur i Papa Françeskut u zhvendos në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën, ku mijëra njerëz janë rreshtuar për t'i bërë nderimet e tyre Papës së ndjerë. Ishin rreth 20 mijë besimtarë që morën pjesë në homazhet pranë trupit të Papës.
Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet në sheshin e Shën Pjetrit të shtunën.
Sipas amanetit që ai la, arkivoli u vendos në tokë, sipër një mbulesë, pa një strukturë të posaçme për ta ngritur lart. Besimtarët kaluan pranë arkivolit, i cili do të qëndrojë para Altarit Papnor për tre ditë.
Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet në sheshin e Shën Pjetrit të shtunën.