Princi Louis mbushi shtatë vjeç, një moment i ëmbël për familjen mbretërore, që Princi William dhe Kate Middleton e festuan duke postuar një foto në llogarinë e tyre në Instagram. Në foto, djali i ditëlindjes shfaqej duke buzëqeshur, ulur në një trung peme, me një pyll në sfond.
Megjithatë, ka një detaj që rrëmben gjithë vëmendjen, një papërsosmëri e lezetshme tipike për moshën e tij: i mungojnë dhëmbët e përparmë. Fotografia është realizuar nga Josh Shinner, një nga fotografët e preferuar të familjes, duke shkrepur një kujtim mjaft të bukur të Louis.
View this post on Instagram
Sfondi i përshtatet krejtësisht natyrës, të cilësuar "streha e familjes", veçanërisht pas betejës së Kate Middleton me kancerin, siç vetë ajo tha në një video që ndau së fundmi:
"Gjatë vitit të kaluar, natyra ka qenë streha jonë. Në Ditën e Nënës, le të festojmë nënën natyrë dhe të kuptojmë se sa shumë mund të na ndihmojë lidhja me natyrën për të vlerësuar jetën."
Prince Louis njihet për mimikat dhe fotot e lezetshme. Disa prej tyre janë këto: