Finalja e “Big Brother VIP Albania 4” solli emocione, surpriza, por edhe deklarata pas përfundimit të spektaklit. Laert Vasili, një nga katër finalistët, nuk i kurseu komentet e tij për fituesin e këtij sezoni, Gjestin.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Laerti u shpreh hapur dhe pa filtra për mënyrën si e pa ai fitoren e Gjestit:
"Ai meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, hodhi në erë gjithë marrëdhëniet aty brenda, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi. Ai bëri gjithçka dhe formati e do që me sa duket duhet të bësh gjithçka. Unë jam tjetër njeri.”
Në një ton kritik dhe ironik, aktori vazhdoi duke hedhur hije dyshimi mbi vlerat artistike të Gjestit:
“Di që është futur nja tre-katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë. Patëm për të shkruar një tekst, nuk shkroi asnjë varg.”
Ai nuk i kurseu as komentet e drejtpërdrejta për nivelin kulturor të fituesit:
“Ishte një rrugëtim i gjatë dhe finalja përballë një analfabeti funksional…nuk ke si të përballesh, i cili kur ngatërron Jezusin me Çerçiz Topullin, çfarë t’i thuash? Thotë ‘Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë’, kështu që hajde bëjmë muhabet. Ndaj është më e bukura kur thotë atë ‘notën e mirë’.”
Në përfundim, Laerti u shpreh se i vjen keq mbi atë që, sipas tij, shoqëria shqiptare vlerëson sot:
“Më vjen shumë keq, por ja që shoqëria shqiptare paska nevojë për këtë model.”
Artikuj të sugjeruar: