Fero vijon të flasë publikisht për faktin se nuk është pranë vajzës së tij, Ninës, e cila feston edhe ditëlindjen e katërt. Përmes një postimi në Instagram, ai u shpreh:
“Nina, bebi im, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem të jem afër teje. Tetë muaj më kanë ndarë padrejtësisht nga ti, pa mundur të të shoh, të të përqafoj, apo të të uroj si çdo baba. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk”.
Më tej, ai shtoi:
“Por unë po luftoj për ty, për ne të dy, për të drejtën tim si babi yt, për të të pasur afër, për të të dashur pa pengesa, ashtu si e meriton çdo fëmijë. Kurrgjë nuk mundet ta thyejë lidhjen tonë. Të premtoj që kam për të ardhur, kam për të të mbajtur fort dhe s’kam për të të lënë më kurrë”.
“Gëzuar ditëlindjen, shpirti im! Babi të do pafundësisht dhe po vjen për ty”, shkroi ndër të tjera reperi.
Fero u bëri thirrje edhe insitucioneve shtetërore të Kosovës që të veprojnë:
“PS. Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona. Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij. Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi”.
View this post on Instagram
Fero dhe e ëma e vajzës së tij, Arbenita, kanë pasur një marrëdhënie goxha të ndërlikuar. Ata janë përballur disa herë publikisht, pasi modelja e ka akuzuar ish-bashkëshortin për dhunë.
Artikuj të sugjeruar:
- Shokon Fero: Reperi quan prostitutë Arbenitën në këngën e re (dhe jo vetëm) O.O
- Fero i jep fund beqarisë: Ish-reperi martohet sërish
- A të bën më burrë të denigrosh ish-bashkëshorten?
- Kur divorci shndërrohet në luftë publike: Çfarë mund të mësojmë nga situata e Feros dhe Arbenitës?
- “Gabimi më i madh i jetës tënde”: Thellohet përplasja mes Feros dhe Arbenitës
- Fero deklaroi se ka ende respekt për të: Reagon Arbenita
- Khëm-khëm! Mos sapo Arbenita thumboi Feron?
- Njerëzit kritikojnë Arbenitën për reagimin e saj pasi Fero mori kujdestarinë e vajzës
- Fero flet për mungesën e të bijës në jetën e tij: “Shumë e vështirë”