High Tech

Një model provizor i iPhone 17 Air zbulohet dhe është *tmerrësisht* i hollë

Shkruar nga Anabel

24 Prill 2025

Një model provizor i iPhone 17 Air zbulohet dhe është
Zellzoi / Digital Trends

Një video e re që po qarkullon në rrjet pretendon të tregojë se si do të duket iPhone 17 Air. 

Modeli i përfolur super i hollë i iPhone 17 u shfaq në formën e një modeli provizor në një video të re në YouTube, nga krijuesi i përmbajtjeve në kanalin Unbox Therapy.

Në video, prezantuesi Lewis George Hilsenteger shqyrton disa modele të iPhone-ve të rinj, të cilat thuhet se janë nga prodhues në Kinë, por iPhone 17 Air është ai që të bie më shumë në sy. Nëse ky zbulim rezulton i vërtetë, atëherë modeli Air mund të jetë edhe më i hollë nga sa pritej.

Një model provizor i iPhone 17 Air zbulohet dhe është

Në pikën e tij më të hollë, telefoni mat vetëm 5.65 mm trashësi, duke e bërë shumë më të vogël krahasuar me modelin Pro Max që ka trashësi 8.75 mm. Për krahasim, kjo trashësi është edhe më e hollë se një laps.

Një model provizor i iPhone 17 Air zbulohet dhe është

Hilsenteger shprehet menjëherë i shqetësuar për mundësinë që telefoni të përthyhet, megjithëse kjo është e pamundur të testohet derisa telefoni i vërtetë të jetë në duart e përdoruesve.

Siç është përfolur edhe më parë, duket se iPhone 17 Air do të heqë dorë nga disa karakteristika të hardware-it për të arritur këtë nivel hollësie. Kjo do të thotë që ka gjasa të ketë vetëm një lente kamere dhe kapacitet më të vogël baterie.

Një model provizor i iPhone 17 Air zbulohet dhe është

Pavarësisht sakrificës për pakësimin e kamerave, një iPhone ultra i hollë mund të bëhet zgjedhja më në modë — sidomos nëse futet lehtë në xhep, kjo gjithmonë nëse nuk rrezikon të përthyhet dhe prishet shpejt, si me modelet e dikurshme të iPhone 6.

Një model provizor i iPhone 17 Air zbulohet dhe është

Gjithsesi, gjithçka do të zbulohet në shtator të këtij viti, ku Apple pritet të prezantojë serinë e re të iPhone 17.

Burimet: Mashable, MacRumors