Të gjithë ne që jemi rritur në vitet '90 dhe në fillim të viteve '00, e njohim shumë mirë këtë truk, pasi ishte një nga modelet tona të preferuara të flokëve. Bëhet fjalë për “tendrils”, pra dy fijet e flokëve që i lëmë të bien rreth fytyrës, larg nga pjesa tjetër e flokëve.
Ashtu siç janë rikthyer tendenca të tjera të panumërta nga ajo epokë, edhe ky nuk mund të mos rikthehej, sigurisht në një formë më të sofistikuar dhe moderne.
“Tendy” është frymëzuar nga i njëjti model flokësh, me ndryshimin se këtë herë lëmë pa kapur vetëm një fije. Kjo pamje e bën çdo kapje bisht apo topuz të duket pak më interesante, është romantike, misterioze dhe – më e rëndësishmja – nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë për ta bërë. Mund të krijohet në flokë të drejtë, me onde ose kaçurrela dhe i përshtatet pothuajse çdo stili.
Shikoni më poshtë se si vajzat e famshme e kanë provuar këtë trend:
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar: