Gjatë muajve të fundit, Justin Bieber ka qenë objekt i shumë thashethemeve dhe spekulimeve nga fansat dhe mediat në lidhje me shëndetin mendor dhe marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Hailey.
Pas shumë kohësh, këngëtari ka zgjedhur të thyejë heshtjen, përmes një reagimi në rrjete sociale. Në një postim në Instagram, ai komentoi lajmet dhe pretendimet ndaj tij dhe Hailey-t, duke i quajtur "thashetheme" dhe "gënjeshtra".
“Ata më trajtojnë si te pavlerë, por e di që edhe unë kam të meta dhe Zoti më fali’, shkroi ai në një postim në rrjete sociale.
Po ashtu, Justin theksoi se të tilla thashetheme e lëndojnë, por ai s’do mund të bënte dot kurrë diçka të tillë për dikë tjetër.
“Ta marrë dreqi, unë nuk mundem dot të shpërndaj thashetheme dhe gënjeshtra për dikë në internet," vazhdoi ai. “Por ka gjëra të tjera për të cilat nuk jam krenar”.
Sa i përket marrëdhënies së tij me Hailey-n, me të cilën u martua në vitin 2018, Bieber e bëri të qartë se ata janë ende të lumtur bashkë, por shtoi se njerëzit që shpërndajnë thashetheme, duke thënë të kundërtën, janë xhelozë për dashurinë e tyre.
“Sinqerisht, po të isha në vendin tuaj, do e kuptoja se është e vështirë të mos bëhesh xheloz për mua dhe Hailey-n. Nuk ju vë faj, është e kuptueshme," shkroi ai me ironi.
View this post on Instagram
Kjo është hera e parë që Bieber adreson drejtpërdrejt thashethemet dhe spekulimet në lidhje me martesën e tij. Me këtë reagim, ai “vuri pikat mbi i”, duke treguar se mes tij dhe Hailey-t nuk ka asnjë krizë.
Artikuj të sugjeruar: