Gazetarja dhe moderatorja, Eni Vasili, është zgjedhur Drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar. Emërimi i saj u bë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, ku Vasili u votua nga 7 anëtarë të tij.
Tre vota shkuan për Zoje Jakaj (Marashi) dhe 1 votë për kandidatin Engjëllush Musai. Të tre kandidatët arritën të kalojnë në seancën e dytë, pasi një ditë më parë nuk u përmbushën kushtet statutore të votimit, raporton RTSH.
“Votimi i dytë për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar rezulton të jetë i suksesshëm, pasi arrin të realizojë nevojën statutore të Radio Televizonit Publik Shqiptar për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm prej 3/5 të anëtarëve të Këshillit Drejtues. Kandidatja Eni Vasili zgjidhet Drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar me 7 vota. Suksese zonja Vasili!” u shpreh kryetari i Këshillit Drejtues, Fatjon Hoxhalli.
Në bazë të statutit të RTSH, gazetarja Eni Vasili pritet ta ushtrojë detyrën në 5 vitet që vijnë.
Kjo lëvizje vjen në një moment të vështirë për Radio Televizionin Shqiptar, i cili është përballur me një sërë akuzash e kritikash nga ish-punonjësit e saj. Ermal Peçi, Alban Dudushi, Krisa Çaushi, Bledi Strakosha, Elona Jaçellari dhe shumë të tjerë janë shprehur të pakënaqur me mënyrën e beftë të largimit nga puna, duke pretenduar se titullarët nuk kanë ndjekur procedurat e duhura ligjore.
Artikuj të sugjeruar:
- Krisa rrëfen largimin nga RTSH: “Nuk ndihesha më e sigurt, ishte bërë një ambient toksik”
- Vijon situata kaotike në RTSH! Ermal Peçi: “Është koha të flas”
- Alban Dudushi për largimin nga RTSH: “Të heq dikush që s’merr vesh nga kjo punë”
- Iu pezullua emisioni në RTSH: Elona Jaçellari zbulon të vërtetën e pathënë