Benny Blanco di se si ta bëjë të lumtur të fejuarën e tij, Selena Gomez. Së fundmi, ai ka realizuar një dëshirë të hershme të këngëtares, që mund të jetë një ndër dhuratat më emocionale që ajo ka marrë ndonjëherë.
Duket se Selena nuk pati mundësinë të shkonte në mbrëmjen e maturës, ndaj i fejuari i saj, Benny Blanco, vendosi t'i bënte një surprizë mjaft të ndjerë: një fotosesion të njëjtë me atë që maturantët bëjnë.
Ai e ndau këtë mendim me Selenën, e cila pranoi menjëherë. Më pas, disa nga pamjet i ndau edhe me ndjekësit e tij në një video në Instagram, duke shkruar:
“Partnerja ime nuk ka qenë kurrë në mbrëmjen e maturës, ndaj unë sugjerova që të bënim disa foto në një qendër tregtare dhe ajo tha po!”
View this post on Instagram
Kështu, në video shohim Selenën duke u grimuar dhe rregulluar flokët, ndërsa Benny shfaqet i veshur me një kostum tipik mature. Ndërkohë, Selena veshi një fustan sateni, të cilin e shoqëroi me një pallto të zezë dhe taka të larta. Më pas, dyshja shfaqen duke ikur drejt qendrës tregtare me një limuzinë, duke e bërë përvojën sa më realiste dhe magjepsëse.
Çifti u takua në vitin 2015, teksa punonin për këngën "Same Old Love". Megjithatë, ata filluan të kishin takime romantike në vitin 2023 dhe njoftuan fejesën e tyre në 2024.
Artikuj të sugjeruar: