Showbiz dhe TV

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në “BBVA” dhe po vijojnë edhe jashtë :)

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2025

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

Ja përshëndetje!

Meqë ish-banorët e “BBVA 4” as nuk falin dhe as nuk harrojnë, është e udhës që ne t’i japim pak zë deklaratave, shpërthimeve dhe dëshirave të tyre për t’i kthyer “hakun” njëri-tjetrit. “BBVA 4” është shoqëruar edhe me shumë drama jashtë, ku ish-banorët thjesht nuk kanë hequr dot dorë nga “e shkuara” që të vazhdojnë jetën.

Gati? Ecim! Spoiler: Në këtë artikull do e lexoni shumë shpesh emrin e G-Banit!
 
Nisim me G-Banin, djalin më çapkën (dhe nevrik) të këtij edicioni. G-Bani është fiks ai çuni që shpërthen kur s’e pret, pastaj të kërkon falje, më pas, bëhet tapë dhe rikthehet në gjendjen e mëparshme, por se ç’ka një gjë që ty të bën ta falësh dhe ta pranosh prapë në shoqëri. G-Bani, a.k.a Xhibo, doli për herë të parë nga shtëpia e “BBVA 4” dhe aludoi se Gjesti favorizohej nga Vëllai i Madh (produksioni).

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

Ku e mbështeste teorinë G-Bani?

Gjesti thoshte fraza që qarkullonin jashtë “BBVA 4”. Në disa postime radhazi në Instastory, G-Bani bënte pretendime të ndryshme, që më vonë i harroi.

G-Bani ndërron mendje

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

G-Bani hyri prapë në shtëpinë e “BBVA 4”, për të dalë sërish pasi i ati i tij kishte ca probleme shëndetësore. Të gjithë prisnim shpërthimin e radhës, por Xhibo zgjodhi të na surprizonte!

Ai, përmes një postimi në Instastory, falenderoi Gjestin, meqë ai ishte i vetmi që ishte interesuar për gjendjen shëndetësore të të atit të reperit. E shihni njerëz? Fjala e mirë zbut dhe gurin.

Aldo Marku identifikon “budallenjtë”

Aldo Marku, pasi la shtëpinë e “BBVA 4”, ishte i ftuar në “Wake Up” dhe tregoi se kishte dalë në një konkluzion! Brenda shtëpisë së famshme kishte shumë budallenj, madje, s’u step për të përmendur Valbonën.

“Ka pasur shumë budallenj këtë vit. Për mua, një nga ta ishte Valbona. Ajo është tipik shembulli i asaj që bërtet dhe nuk dëgjon – nuk ka lidhje mes mendjes dhe gojës", tha ai.

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

Prapë G-Bani VS Aldo

G-Bani është fans i madh i Top Channel-it, pa diskutim se nuk lë emision pa parë! Pak kohë më vonë, kur bota vijoi jetën, G-Bani pa “Wake Up-in” dhe shpërtheu kundër Aldos. “Ku ka budalla më të madh se ti”, i tha Xhibo regjisorit dhe kështu mendojmë se nisi një betejë për budallallëkun. Nejse, se Aldo vazhdoi jetën, diçka që duhet ta kishte bërë edhe Xhibo.

G-Bani kundër shpullës së Jozit

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

E pra, shih sa ironike tingëllon! G-Bani u nxeh shumë me shpullën që Jozi i dha Gjestit, a thua se vetë s’u eliminua fillimisht për dhunë ndaj Gjestit. Po fundja, njerëz jemi, reflektojmë…(ose na vjen inat që një goditje u bë më virale se tjetra).

Gerta s’e mori vesh pse humbi përballë Eglit

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

Gerta u duk shumë konfuze kur u eliminua nga gara e “BBVA 4” dhe e adresoi edhe në “Big Brother Fun Club”.

“Nuk e di çfarë më bëri të humb përballë Eglit, por nuk e di se nga opinioni publik nuk kam kuptuar diçka negative që kam bërë në shtëpi. Njerëz jemi dhe gabojmë, por nuk e di pse Egli u zgjodh dhe jo unë”, u shpreh ajo.

Laerti i pakënaqur pas “BBVA 4”

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

Laerti s’ishte shumë i lumtur pas përfundimit të “BBVA 4”. Ai u shpreh në studion e “Shqipëria Live” se i është prishur imazhi.

Më tej, tha edhe se Gjesti është një “analfabet funksional”.

"Ai meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, hodhi në erë gjithë marrëdhëniet aty brenda, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi. Ai bëri gjithçka dhe formati e do që me sa duket duhet të bësh gjithçka. Unë jam tjetër njeri”, tha ai ndër të tjera me ironi.

Hah, prit, mos ik! Del prapë në skenë G-Bani!

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

A të thamë që G-Bani është fansi #1 i Top-it? Ja pra, dëgjoi intervistën dhe shpërtheu prapë në Instagram!
“Hipokriti i “BBVA 4” kërcënonka me denoncime dhe ndjekje ligjore. Iu dashkan lekë për të blerë shtëpi. Paska lënë dy projekte për t’u fut në “BBVA 4” me pritshmërti dhe në pamundësi për t’u paguar, dashka me vënë gjoba”, u shpreh Xhibo.

Lambo unë, lambo ti; lambo asnjoni!

Të rikujtojmë ca nga dramat që nisën në

2025 dhe çunat ende mburren me makinat! Gjesti dhe Jozi kanë postuar video nga Lamborghini dhe po, të gjithëve na lindi pyetja: "E kanë të vetën?".

Morali? Dikush t’i gjejë një punë Xhibos!