Out and About

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që është edhe dyqani i 63 në rajon

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2025

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Kompania lider në sektorin e pajisjeve elektronike dhe teknologjisë në rajon, Neptun, pjesë e Grupit BALFIN, ka përuruar pikën më të re dhe njëherazi më të madhe të saj në zemër të Prishtinës, Kosovë, në qendrën tregtare Central Park. Ky dyqan shtrihet në një hapësirë prej mbi 2000 m², duke u pozicionuar si një nga showroom-et më moderne në të gjithë rajonin. E konceptuar për të ofruar një përvojë të gjithanshme blerjeje, kjo hapësirë e re synon të sjellë më pranë konsumatorit teknologjinë më të fundit nga markat më të njohura globale. Dizajni i brendshëm dhe mënyra e paraqitjes së produkteve janë ndërtuar mbi parimet e funksionalitetit, estetikës dhe inovacionit, duke e bërë vizitën në dyqan jo thjesht të orientuar drejt blerjes, por drejt një eksperience përmbushëse.

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Drejtori Ekzekutiv i Neptun në Kosovë, Feridjan Çiftja, shprehet se dyqani i hapur në qendrën tregtare Central Park vjen me një larmishmëri produktesh, si dhe me një sërë risish.

“Do të jetë dyqani më i madh i Neptun, prandaj jemi kujdesur që përtej një mjedisi të kuruar në detaje, ta çojmë eksperiencën e konsumatorit në një stad tjetër, përmes larmishmërisë së produkteve, zgjerimit të kategorive, brand-eve dhe risive”, - tha Ciftja, ndërsa u ndal më specifikisht tek këto të fundit. “Zona e eksperiencës është diçka tërësisht e re, ku konsumatorët do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me produktin, ta provojnë atë, si dhe të kenë një përvojë vërtet të kënaqshme. “Click & Collect” është një shërbim tjetër, i cili do të lehtësojë procesin e blerjes online dhe do t’i ofrojë konsumatorit një alternativë shtesë.”

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Me hapjen e këtij dyqani të ri, numri i përgjithshëm i dyqaneve të Neptun në Kosovë arrin në 15, duke konsoliduar edhe më tej pozitën e kompanisë në tregun e Kosovës. Ky investim përkthehet gjithashtu në vende të reja pune, krijim të ardhurash për komunitetin lokal, dhe rritje të konkurrueshmërisë në treg. Dyqani, erdhi me oferta speciale dhe 100 dhurata falas për vizitorët e parë.

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Gjatë vitit 2024, Neptun në Kosovë ka shënuar një seri arritjesh, duke e bërë këtë vit një ndër më të suksesshmit në historinë e saj. Një nga arritjet më të rëndësishme ishte vendosja e një rekordi për performancën e shitjeve ditore, i cili arriti një vlerë prej 2 milionë eurosh. Neptun nuk është thjesht një kompani që shet pajisje por është një aktor ekonomik i rëndësishëm në vendet ku operon, si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Bosnje Hercegovinë, me impakt të dukshëm në sektorin e teknologjisë, logjistikës dhe punësimit. Neptun ka 63 dyqane në rajon dhe ka të punwsuar rreth 1500 punonjës.

Konsolidim dhe rritje: Neptun hap dyqanin e 15 në Kosovë që

Zgjerimi i rrjetit të Neptun Kosovë është në përputhje të plotë me strategjinë afatgjatë të Grupit BALFIN, për të konsoliduar pozitat në tregjet dhe industritë ku është i pranishëm, ndërsa punon për një ekosistem biznesi të qëndrueshëm që nxit inovacion, zhvillim ekonomik dhe përfitime për komunitetet. Prej më shumë se 30 vitesh, Grupi BALFIN, nën vizionin e themeluesit Samir Mane, operon jo vetëm në industrinë e shitjes me pakicë dhe shumicë, por edhe në industri si pasuritë e paluajtshme, bankat, menaxhim asetesh, turizëm, energji dhe logjistikë. Grupi ushtron aktivitetet e tij në 11 shtete dhe 2 kontinente.