Sex

10 sinjale të rëndësishme për të mos bërë seks me *atë*!

Shkruar nga Anabel

25 Prill 2025

10 sinjale të rëndësishme për të mos bërë

Sa e thjeshtë është t'i mbushësh mendjen vetes për të bërë seks me dikë. Mjaft të përsërisësh që duhet të shijosh momentin, është thjesht seks, apo jo?

JO! Ka shumë arsye pse duhet të mendoheni dy herë para se të shkoni në nivelin tjetër me atë bukuroshin që mendoni se ju ka bërë për vete.

1. Nëse nuk doni, mos e bëni!

Nëse e keni me dy mendje për të shkuar në shtrat me të dhe nuk ndjeni emocionin që duhet të ishit duke ndjerë, pse po e bëni? Është gjithçka në dorën tuaj. Nuk do të mbash askënd pas vetes duke plotësuar çdo dëshirë dhe nevojë. Mbaj mend, dëshirat dhe nevojat tuaja vijnë të parat!

2. Mendoni se ai do t'ju ketë qejf më shumë pas seksit.

Nuk funksionon kështu. S'keni pse bindni askënd që t'ju pëlqejë. Seksi është më i bukur kur nuk ngopeni me njëri-tjetrin!

3. Ai është zhdukur së fundmi.

Po. Dhe çfarë po përpiqeni të bëni ju tani? T'i riktheni interesin e humbur? Ai anullon plane vazhdimisht, nuk ju telefonon. Duke fjetur me të nuk do t'i rregulloni gjërat. Vetëm nëse nuk e knie problem të kaloni një natë bashkë dhe pastaj të mos dëgjoheni më kurrë.

4. Ai jua ka bërë të qartë që nuk do asgjë serioze.

Të paktën vlerësoni faktin që po tregohet i sinqertë. Por mos flini me të me shpresën se gjërat mund të kthehen serioze. Me shumë gjasa, nuk do të ndodhë, vetëm nëse jeni pjesë e një filmi? A është ky një film? Ku janë kamerat?

5. Ai është i ngjitshëm.

Nëse bëni seks me të dhe pastaj kërkon pak distancë, jeni të gatshme ta duroni teksa qan përpara derës së shtëpisë për orë të tëra duke ju lutur për një rikthim?

6. E di që ai ju pëlqen, por ju po kërkoni thjesht një flirt.

Mos bëni seks me dikë thjesht sepse jeni të eksituara, aq më tepër kur e dini që ai ushqen ndjenja për ju. Mbani mend, ndjenjat e zotërisë kanë rëndësi, njësoj si tuajat.

7. Ai është ish-i i shoqes tuaj.

Nëse mendoni se është shpirti juaj binjak, jepini. Por nëse doni vetëm të kaloni një natë me të, ndaloni aty! Do ta shkatërronit një miqësi të mirë vetëm sepse përtuat të blini një vibrator që mund të bënte të njëjtën punë, për të mos thënë edhe më mirë?

8. Ish-at e tij janë "të çmendura".

Këtu ka dy alternativa. 1. Ai është i çmenduri dhe pasi ndahet nga dikush fillon t'i vendosë lloj-lloj nofkash. 2. E ndjek nga pas një fat i keq dhe tërhiqet nga njerëz të çmendur. Nëse është kjo e dyta, ju jeni në rregull, por nuk do donit të rrezikonit me të parën.

9. Jeni të dy shumë, shumë, shumë tapë!

Kjo nuk është aspak ide e mirë. Të paktën tani që jemi esëll mendojmë kështu. Nuk i dihet kurrë, njëri nga ju mund të pendohet të nesërmen në mëngjes. Bëni diçka të zgjuar, flini pak gjumë dhe nëse të nesërmen në mëngjes keni ende dëshirë të kaloni në fazën tjetër, forca!

10. Ai nuk përdor masa mbrojtëse.

Sado klishe të tingëllojë, mos guxoni kurrë të bëni seks me dikë që nuk përdor prezervativ, sado të eksituara të jeni. Nuk doni të zgjoheni me një-Zot-e-di-çfarë-infeksioni aty poshtë apo jo?

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: Your Tango