Bota

Të gjithë në Itali: Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut

Shkruar nga Anabel

26 Prill 2025

Të gjithë në Itali: Bota i jep lamtumirën Papa
Getty

Sot, bota përcjell për në banesën e fundit Papa Françeskun, një prej figurave fetare më të përfolura të viteve të fundit. Me mençurinë, urtësinë, mesazhet e drejtpërdrejta për paqen dhe zërit të lartë për çështje të komunitetit LGBTI+ dhe racizmit, Françesku u bë “Papa i popullit” dhe do të kujtohet si një prej fetarëve më mendjehapur, që theu tabutë dhe mendësinë e vjetër.

Të gjithë në Itali: Bota i jep lamtumirën Papa
Getty

Në funeralin e Papa Françeskut u kënduan himne në latinisht, ndërsa lutjet u recituan edhe në gjuhë të ndryshme, përfshirë italisht, spanjisht, mandarine, portugalisht dhe arabisht, duke reflektuar shtrirjen globale të Kishës Katolike Romake me 1.4 miliardë anëtarë. Vatikani vlerësoi se rreth 200,000 njerëz ishin mbledhur në fillim të shërbesës në sheshin e Shën Pjetrit.
 
Në pamjet me dronë, shfaqen njerëz të veshur sipas traditës, ku dominuan ngjyra si: e zeza te liderët politikë; e kuqja te petkat e kardinalëve; veshjet lejla nga fetarët në rolin e peshkopëve dhe e bardha, e veshur nga 4,000 priftërinjtë e pranishëm.

Të gjithë në Itali: Bota i jep lamtumirën Papa
Getty

Mesha u udhëhoq nga kardinali italian Giovanni Battista Re, i cili foli ndër të tjera për kujdesin e veçantë që Papa tregoi ndaj emigrantëve, dëshirën e tij për paqe dhe mundin për të arritur negociatat mes vendeve në luftë, gjithashtu, edhe për mbrojtjen e planetit. Pas meshës, arkëmorti doli nga Bazilika e Shën Pjetrit. Mbi arkëmort qëndronte një kryq i madh.

Të gjithë në Itali: Bota i jep lamtumirën Papa
Getty

Ndërkohë, liderë nga e gjithë bota morën pjesë në funeral. Volodymyr Zelenskyy, Donald dhe Melania Trump, Steven Cheung, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, princi William, presidenti francez Emmanuel Macron dhe e shoqja, Brigitte, presidenti i Irlandës, Michael D Higgins, si dhe të tjerë personalitete nga Argjentina nderuan Papën e ndjerë.

Të gjithë në Itali: Bota i jep lamtumirën Papa
Getty

Funerali nisi pak pasi liderët u ulën në vendet e caktuara. Në mënyrë strategjike, në rreshtin e parë qëndronin liderët nga Argjentina – vendlindja e Papës – dhe italianë.

Një Papë i pazakontë

Zgjedhja e Jorge Mario Bergoglio-s si Papë në mars 2013 ishte e papritur (edhe për vetë atë). Asokohe Jorge ishte kardinali kryepeshkop i Buenos Aires-it. Kishte gjasa që ai të kishte dalë i dyti në konklavën papale të vitit 2005, por pas dorëheqjes për shkak të moshës së kandidatit që kishte dalë i pari atëherë, Benediktit XVI – (asokohe 85 vjeç) – u vendos në krye të Vatikanit. 

Të gjithë në Itali: Bota i jep lamtumirën Papa
Getty

Shumica e kardinalëve kërkonin një Papë më të ri se Benedikti! Megjithatë, ata u mblodhën në Kapelën Sistine për të votuar diçka më shumë sesa (relativisht) rinia. Në krye të axhendës së tyre ishte hapja ndaj mendimeve dhe reformave të reja pas 35 vitesh pa ndryshim nën sundimet pothuajse të pandërprera të Papa Gjon Palit II dhe Benediktit. Kështu, ata i habitën të gjithë duke zgjedhur papën e parë jezuit të katolicizmit, pasardhësin e parë latin-amerikan të Shën Pjetrit dhe udhëheqësin e parë që vinte nga një vend jashtë Europës.

Të gjithë në Itali: Bota i jep lamtumirën Papa
Getty

Kardinali Giovanni Battista Re e cilësoi Papa Françeskun si një “Papë të popullit, një bari që dinte të komunikonte me “më të fundit mes nesh” me një stil informal dhe spontan”, duke shtuar se ai e kishte zemrën të hapur për të gjithë.

Artikuj të sugjeruar: