Eja shohim pak Tv

Pretendoi se kishte pasur lidhje me një transgjinore: Laerti sqaron Amberin

Shkruar nga Anabel

27 Prill 2025

Pretendoi se kishte pasur lidhje me një transgjinore: Laerti sqaron Amberin

Sigurisht që në Post Big Brother do të merremi me gjërat e së shkuarës dhe njëra nga këto ishte dhe deklarata e pavend e Amberit pasi doli nga shtëpia, se Laerti kishte pasur një lidhje me një shoqe të sajën transgjinore.

“Kjo është goca që ka qenë Laerti i lidhur një vit e gjysmë në Greqi. [Ajo] është transgjinore e famshme në Greqi. Dhe pavarësisht që e ka thënë që ishte mision, historia është e vërtetë,” shkroi atëherë Amberi mbi foton e një gruaje.

Megjithatë, dje Amber e bëri lëmsh zbulimin e saj investigativ, duke thënë një herë që nuk ishte vajza në foto personi me të cilën Laerti ishte marrë, por gjithsesi ajo e kishte të konfirmuar se ai kishte pasur lidhje me një transgjinore në Greqi.

Kthehemi pas në Big dhe kujtojmë që kjo rrëmujë nga Amberi, erdhi pasi Laertit i ishte dhënë misioni i 2 të vërtetave dhe 1 gënjeshtre, për të cilën Laerti më pas shpjegoi se gënjeshtra kishte qenë lidhja me një transgjinore. Dje, Laerti sqaroi Amberin një herë e mirë:

"Të kam treguar këtë histori që është e vërtetë. Një çun balerin, bënte hijen e personazhit tim derisa vritesha. Pas shumë vitesh në një party, të kam thënë më afrohet një vajzë shumë e bukur, bionde, vjen drejt meje dhe më thotë në vesh: 'Nuk më mban mend? Jam...' s'po ia them emrin. Dhe unë aty kuptoj që ishte ai që bënte personazhin tim." 

I pyetur sërish nga Amberi nëse i vinte turp të pranonte lidhjen me një transgjinore, rasti konkret me të cilën sipas Amberit kishte bërë shumë bujë në Greqi, Laerti u përgjigj:

"Për mua është turp?! Unë kam pranuar që kam bërë gjithçka dhe nuk kam turp nga asgjë. Historia që e njoh ka qenë e vërtetë, por jo që kam qenë [i lidhur] me të."

Dhe tani, le të vazhdojmë jetën të qetë, meqë u sqarua dhe drama e fundit e këtij Post Big Brother-i.

Artikuj të sugjeruar: