Lifestyle

Përshtypjet e GLO nga Java e dizajnit në Milano 2025

Përshtypjet e GLO nga Java e dizajnit në Milano 2025

GLO pjesë e "HYPER PORTAL" të Michela Picchi-t dhe një koleksion unik i GLO i prezantuar në bashkëpunim me SUNS

Përshtypjet e GLO nga Java e dizajnit në Milano 2025

GLO e forcoi më tej rolin si një mbrojtës i arteve me instalacionin "HYPER PORTAL", si pjesë e mismës "GLO në mbështetje të arteve", e ngritur gjatë Javës së dizajnit në Milano 2025. Kjo përvojë e jashtëzakonshme kombinoi artin, teknologjinë dhe kreativitetin në një përvojë vërtet unike për të gjitha shqisat.

Vepra artistike është interpretimi personal i artistes italiane Michela Picchi i temës së këtij viti "Bota të lidhura" - një koncept që përputhet në mënyrë të përkryer me angazhimin e vazhdueshëm të GLO-së për të nxitur përvojat e përbashkëta. Instalacioni është një simfoni dritash, ngjyrash dhe formash dhe i bashkon vizitorët me artin, duke e ftuar audiencën të bëhet një pjesëmarrëse aktive.

Gjatë javës së modës, instalacioni "HYPER PORTAL" u hap për publikun në Qendrën Kreative GLO (GLO Creative Hub), e vendosur në Palazzo Moskova, në zemër të lagjes Brera - një nga vendet më të famshme dhe më të vizituara të Fuorisalone.

HYPER PORTAL: NJË UDHËTIM I JASHTËZAKONSHËM PËRMES ARTIT DHE TEKNOLOGJISË

HYPER PORTAL i GLO-së është një përvojë për të gjitha shqisat që eksploron kufijtë midis artit dhe teknologjisë. Krijuar nga Michela Picchi, instalacioni eksploron konceptin e një të ardhmeje të lidhur - një univers në zhvillim të vazhdueshëm, ku çdo gjest dhe lëvizje formëson dhe transformon hapësirën përreth. Portali i hyrjes, një simbol i hapjes dhe lidhjes, shënon fillimin e një udhëtimi të jashtëzakonshëm në të cilin vizitorët bëhen bashkëkrijues të veprës artistike. Me stilin e saj surrealist dhe pop, Picchi eksploron rrjedhshmërinë e botëve të ndërlidhura përmes formave dinamike dhe ngjyrave të gjalla që evoluojnë në kohë reale, duke krijuar një peizazh në ndryshim të vazhdueshëm. Çdo bashkëveprim, çdo kontakt, e transformon veprën në një entitet të gjallë të formësuar nga veprimet e audiencës. Instalacioni është frymëzuar nga gjuha vizuale dalluese e dizajnit GLO HYPER PRO, duke theksuar bashkimin e artit dhe inovacionit teknologjik.

HYPER PORTAL gjithashtu inkurajon reflektimin mbi marrëdhënien midis individit dhe kolektivit - "unë" dhe "ne". I inkurajon pjesëmarrësit të reflektojnë mbi rolin e tyre në krijimin e lidhjeve të kuptimplota, ku çdo lëvizje dhe vendim, megjithëse të krijuara nga individualiteti, formësojnë një përvojë të përbashkët. Kjo mishëron vizionin gjithëpërfshirës dhe optimist të GLO-së.

Përshtypjet e GLO nga Java e dizajnit në Milano 2025

“Me HYPER PORTAL dhe Michela Picchi, GLO bashkon artin, dizajnin dhe teknologjinë për të krijuar një përvojë gjithëpërfshirëse që është shumë më tepër sesa thjesht argëtim - duke e bërë artin më të arritshëm dhe interaktiv, në përputhje me nismën tonë “GLO në mbështetje të arteve””, thotë Fabio De Petris, President dhe Drejtor ekzekutiv i BAT Italia.

"Një shpërthim ngjyrash, vijash rrjedhëse dhe një përvojë surreale pop e kombinuar me teknologjinë dhe dizajnin - HYPER PORTAL është një udhëtim i jashtëzakonshëm ku shikuesi krijon botë të ndërlidhura me çdo prekje dhe bëhet bashkëprotagonist i veprës artistike përmes ndarjes dhe pozitivitetit, në përputhje të përkryer me frymën e GLO-së", shton artistja Michela Picchi.

Bashkëpunimi mes GLO dhe SUNS: EDICION I LIMITUAR I LIDHJES MIDIS MODËS DHE TEKNOLOGJISË

Kur dizajni bashkohet me modën dhe teknologjia integrohet pa probleme, lind një vizion i ri i stilit. Për debutimin e saj në botën e modës, GLO ka bashkuar forcat me SUNS, markën që ripërcaktoi veshjet e ditës sportive-shik, për të prezantuar një koleksion kapsulë për sezonin pranverë - verë.

Përshtypjet e GLO nga Java e dizajnit në Milano 2025

SUNS njihet për ripërcaktimin e modës urbane duke kombinuar materiale premium me detaje të sofistikuara. Stili i tyre inovativ i kombinuar me dizajnin GLO krijoi pajisjet HYPER PRO me edicion të kufizuar. Rezultati është një koleksion ekskluziv që paralajmëron verën, duke kombinuar modën, dizajnin dhe teknologjinë në një shprehje unike stili, të paparë më parë.

"Ky bashkëpunim mishëron në mënyrë të përkryer vizionin e përbashkët të GLO dhe SUNS: inovacionin, shprehjen e vetvetes dhe stilin dallues. Ne kemi kombinuar ekspertizën tonë teknologjike dhe kreativitetin e SUNS për të krijuar një edicion të kufizuar që shkon përtej estetikës së thjeshtë dhe ofron një produkt që pasqyron trendet më të fundit në stilin e jetës bashkëkohore", thotë Paolo Muchifora, Drejtor kreativ i SUNS.

"Ky bashkëpunim me SUNS pasqyron qasjen tonë dinamike dhe të orientuar drejt përparimit. GLO përshtatet në mënyrë të përkryer me markën SUNS, e cila ndan shpirtin tonë inovativ dhe optimist, duke hapur derën për perspektiva të reja në industrinë e modës", përfundon Fabio De Petris, President dhe Drejtor ekzekutiv i BAT Italia.

Përshtypjet e GLO nga Java e dizajnit në Milano 2025

Koleksioni ekskluziv paraqet dy versione të pajisjes GLO HYPER PRO: Sea Breeze, me modelet e saj të valëzuara që interpretojnë konceptin legjendar të Japan Waves, të frymëzuar nga artistë të njohur ndërkombëtarë dhe bashkëpunime me markat më të mira të modës, si dhe Palm Vibes, të frymëzuar nga Miami i viteve 1980 dhe të imagjinuara përmes një këndvështrimi modern. Të dy dizajnet vijnë nga kërkimi inovativ i SUNS për linjën e tyre të ardhshme pranverë - verë. Ajo që e bën GLO HYPER PRO vërtet unik është ekrani inteligjent LED, i pari i këtij lloji në këtë kategori. Ky ekran intuitiv përmirëson përvojën e përdoruesit, duke e bërë atë edhe më interaktiv.

 

Shenja 18+

*Ky produkt nuk është pa rrezik, çliron nikotinë dhe shkakton varësi. Është i caktuar vetëm për të rriturit.

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻