Mijëra besimtarë i japin lamtumirën e fundit Papa Françeskut në Bazilikën Papale
Mijëra besimtarë u mblodhën që nga orët e para të së dielës në Bazilikën Papale të Shën Marisë Major në Romë për t'u lutur dhe nderuar Papa Françeskun, i cili ndërroi jetë të hënën e Pashkëve.
Fluksi i besimtarëve ka vazhduar i pandërprerë që nga ora 7 e mëngjesit kur bazilika hapi dyert, por shumë prej tyre kishin qëndruar në radhë jashtë portave të kishës që në të gdhirë.
Për shkak të radhës së gjatë, besimtarëve iu kërkua të ndalonin përpara varrit të Papës së ndjerë në lutje për jo më shumë se disa sekonda secili.
Koreja e Veriut konfirmon për herë të parë dërgimin e trupave ushtarakë në Rusi
Koreja e Veriut ka pranuar për herë të parë se ka dërguar trupa për të luftuar për Rusinë në luftën kundër Ukrainës.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dërgoi trupat në Rusi në bazë të traktatit të mbrojtjes reciproke, sipas një deklarate nga Komisioni Qendror Ushtarak i Partisë së Punëtorëve në pushtet.
“Ata që luftuan për drejtësi janë të gjithë heronj dhe përfaqësues të nderit të atdheut," tha udhëheqësi i Koresë së Veriut, sipas deklaratës dërguar mediave shtetërore.
Kjo ndihmë ka ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në çlirimin e territorit rus të pushtuar nga Ukraina, pretendojnë mediat shtetërore.
Makina përplas turmën e njerëzve në festival, shkon në 11 numri i viktimave në Kanada
11 persona vdiqën dhe 20 të tjerë u plagosën pasi një automjet aksidentoi një turmë njerëzish në një festival në Kanada.
Automjeti hyri në rrugë në orën 20:14 me orën lokale të së shtunës, në kryqëzimin e E. 41st Avenue dhe Fraser Street, ku po mbahej festivali vjetor Lapu Lapu – një ngjarje kulturore filipinase.
Më herët në vendngjarje u arrestua drejtuesi i automjetit. Autoritetet që deklaruan se ishin "të sigurt se ky incident nuk ishte një akt terrorist".
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Zelensky takim “kokë më kokë”
E shtuna shënoi takimin e parë ballë për ballë midis Trump dhe Zelensky që nga takimi në Shtëpinë e Bardhë në shkurt, ku presidenti dhe zyrtarë të tjerë amerikanë e qortuan publikisht Zelensky-n se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA-së, ndaj pezulluan për pak kohë dërgesat e armëve dhe shkëmbimin e inteligjencës.
Fotografitë e publikuara nga presidenca ukrainase treguan të dy udhëheqësit pranë njëri-tjetrit në një bisedë në Bazilikën e Shën Pjetrit.
Zelensky falenderoi Trump-in për takimin në një postim në rrjetet sociale, ndërsa thuhet se kanë rënë dakord për të punuar drejt një marrëveshjeje paqeje.