Anabelizim

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

Në një video të sinqertë, skenaristja dhe producentja Dalina Buzi ndau me ndjekësit një panoramë të qartë mbi fatin e serialit $NOB, që u bë menjëherë një fenomen i dashur për publikun.

Dalina falenderoi të gjithë ata që e kanë parë, pëlqyer dhe mbështetur $NOB që nga transmetimi i parë në Top Channel, më pas në platformën snob.al e tani në YouTube. Ajo theksoi se pas serialit qëndron një punë shumë e madhe dhe një përpjekje e jashtëzakonshme për të ruajtur cilësinë dhe integritetin artistik – një ndër arsyet pse gjatë shikimit, publiku nuk ka ndier reklamë apo ndërhyrje të panevojshme.

Sipas saj, përpjekja për ta mbajtur serialin autentik ka sjellë sfida të mëdha financiare. Ajo tregoi se në Shqipëri, ndryshe nga praktikat ndërkombëtare, televizionet nuk paguajnë për transmetimin e serialeve, çka e vështirëson shumë mbështetjen ekonomike të projekteve të tilla.

“Duhet të kuptoni që ne bëjmë disa gjëra me cilësi sepse duam t’i bëjmë. Unë dua të rritem, dua të mësoj si skenariste, dua të bëj më të mirën. Gjithë kjo sakrificë është e vështirë të përkthehet në lekë. Dhe nuk po them lekë që të fitoj unë, por lekë që të mbulojmë shpenzimet dhe të bëjmë diçka shumë të mirë.[…] Prandaj, të gjithë këto vuajtje – pra, sponsorat që nuk vijnë, njerëzit nuk paguajnë, shqipja është e vështirë si gjuhë për të shkuar në Netflix – nuk përkthehen në lekë. Ti fillon të lodhesh.”

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

Lajmi i mirë? Sezoni i dytë i $NOB është i shkruar! Dalina zbuloi se drafti i parë është gati dhe se historia e re është "absolutisht brilante". Megjithatë, për ta realizuar atë ashtu siç duhet, projekti kërkon një buxhet rreth 600,000 euro – një shumë e konsiderueshme për një serial shqiptar, por relativisht e ulët në standardet ndërkombëtare.

Skenaristja u shpreh se nuk dëshiron të dorëzohet, por vështirësitë financiare dhe mungesa e mbështetjes e bëjnë rrugën shumë të vështirë.

“Nuk kam qejf të dorëzohem në jetë, por po e bëj këtë video që ju ta kuptoni. Po të isha unë dështakja që s’u mundova, do të ishin bërë shumë më shumë seriale me këtë cilësi, me këtë kujdes ndaj detajeve deri në fund, me kaq pak përmendje reklamash. Nuk janë bërë. Dhe ato që janë bërë, nuk po bëhen më. Mbyllen sepse është e vështirë.”

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

Megjithatë, ajo shpreson që mbështetja e publikut mund të bëjë diferencën.

“Ndoshta ju do të bëni diçka të mirë, që nëse e doni ta shpërndani dhe të bëhet zhurmë, dhe të jetë më e lehtë për ne. Për momentin, kam një sezon të dytë që është absolutisht brilant. Nuk e kam ndaluar veten në asgjë, prandaj është edhe shumë më i shtrenjtë. Faleminderit shumë për mbështetjen."

Pra, a do të ketë sezon të dytë? Përgjigjja është: Po, skenari ekziston, por realizimi varet nga mbështetja që seriali mund të marrë në këtë fazë të rëndësishme.

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

10 episodet e sezonit të parë të $NOB janë tashmë të disponueshme falas në YouTube, në kanalin Anabel Entertainment.

$NOB, seriali i parë teen-drama në Shqipëri, bashkëprodhim i Anabel Entertainment dhe Nilor Film, ka në qendër një histori të trilluar, por bazuar në ngjarje të realitetit shqiptar të dekadës së fundit - një histori e disa njëzet e ca vjeçarëve të kësaj epoke, që kuptojnë se ende nuk janë në kontroll të fatit të tyre, por janë pasojë e një sërë vendimmarrjesh dëmtuese të familjeve të tyre. Në përpjekjen e tyre për të marrë në dorë fatin dhe të ardhmen, ata përfshihen në një sërë peripecish nga të cilat do të dalin tërësisht të transformuar.

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

REELS

👀 😈 . . Photo Credit: @artonhumolli_photography

Ka vende ku kafshët thjesht qëndrojnë dhe ka vende ku ndihen si në shtëpi. 🐾💛 @pet_hotel_together është krijuar për të ofruar kujdes dhe dashuri për qentë dhe macet tuaja: nga day care dhe hoteli, te grooming dhe shërbime të tjera të dedikuara për mirëqenien e tyre. Çdo detaj është menduar që miku juaj katërputrosh të ndihet i sigurt, i qetë dhe i përkëdhelur, çdo ditë. 🐱 🐶 ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Po ju prezantojmë me zbulimin tonë më të fundit. Power Beef Burger dhe Golden Patato Bites nga @greenandprotein.al . Na falenderoni kur t’i provoni💕

Ndër personazhet që u bënë pjesë e këtij edicioni janë gazetarë, këngëtarë e artistë, të tjerë më të tërhequr nga ekrani, e disa të panjohur. Si i komentoni? 1. Miri (Armir Shahini), këngëtar 2. Brikena Selmani, Miss Grand Kosova 2025 3. Kristi Lamaj, këngëtar 4. Ilir Vrenozi, personazh TikTok-u 5. Lore, këngëtare 6. Seno Fishta, moderator podkasti 7. Lorna Hysa, influencuese 8. Mal Retkoceri, këngëtar 9. Xhodi Skura, blogere 10. Angelo Haruni, gazetar 11. Selin Bollati, balerinë 12. Armir Tola, inxhinier ndërtimi 13. Stine (Ernest Duka), këngëtar 14. Sabina Mete, moderatore

@aliskallaci u shpall fitues i edicionit të 64-t të “Festivalit të Këngës” me këngën “Nân” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026. Në vendin e dytë u rendit @inis_neziri me “Ta kam fal”, ndjekur nga @sheilahaxhiraj me këngën “Zemra e tokës” në vendin e tretë.

Në @grandsalon.al , çdo shërbim është menduar për të të ofruar një transformim të plotë, nga flokët te thonjtë. Me këtë ofertë speciale përfiton: 1️⃣ lyerje flokësh e personalizuar 2️⃣ trajtim ushqyes për flokë më të shëndetshëm 3️⃣ prerje që i përshtatet stilit tënd 4️⃣ manikye për një pamje të kuruar në çdo detaj

Ende duke menduar për dhuratën perfekte? Mos u streso! Një xhiro te @topshop_albania dhe gjithçka zgjidhet - Airtech Pro për stil perfekt çdo ditë - ⁠Nutrilife Blender për smoothie në 10 sekonda - ⁠Higjenizuesi me avull Nano për pastërti pa kimikate

Me @duavize_ , rekrutimi i punëtorëve të huaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Dua Vizë ofron 20% ulje për rekrutimin e stafit të huaj nga Filipinet, Egjipti, India dhe shumë vende të tjera, për të gjitha bizneset që duan të zgjerohen në 2026-n. ⏳ Oferta është e vlefshme deri më 20 janar 2026. ℹ️ Për më shumë informacion, klikoni në Stories / highlights.

Goca, vraponi për te @kfarma.al sepse kanë nisur “12 Days of Christmas” dhe kjo është arsyeja perfekte për shopping pa ndjenja faji. Gift box-e festive, sete perfekte për dhurata (ose për veten se self-love is a must 💅). Surprizat vazhdojnë: deri në 80% ULJE për produktet koreane. 12 ditë, 12 surpriza, pafund arsye për t’u përkëdhelur 💕

🥰 Gala flet si dikush që nuk është mësuar të frenohet. E lirshme, e veçantë në mënyrën si shprehet, thellësisht feminore në energjinë që përcjell. 🤍 Bravo prindërve që e kanë lënë të jetojë në botën e saj, të ëndërrojë pa frikë, të rritet pa kufij. Sepse disa shpirtra nuk duhen formuar, duhen mbrojtur.

Dalina Buzi talks about $NOB: Will there be a second season?

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

In a candid video , screenwriter and producer Dalina Buzi shared with followers a clear overview of the fate of the $NOB series, which immediately became a beloved phenomenon for the public.

Dalina thanked everyone who has watched, liked and supported $NOB since its first broadcast on Top Channel, then on the snob.al platform and now on YouTube. She emphasized that behind the series lies a great deal of work and an extraordinary effort to maintain quality and artistic integrity – one of the reasons why the audience did not feel any unnecessary advertising or interference while watching.

According to her, the effort to keep the series authentic has brought major financial challenges. She pointed out that in Albania, unlike international practices, television stations do not pay for the broadcast of series, which makes it very difficult to economically support such projects.

“You have to understand that we do some quality things because we want to do them. I want to grow, I want to learn as a screenwriter, I want to do my best. All this sacrifice is difficult to translate into money. And I'm not saying money for me to earn, but money for us to cover our expenses and do something very good.[…] Therefore, all this suffering – so, sponsors not coming, people not paying, Albanian being a difficult language to get on Netflix – does not translate into money. You start to get tired.”

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

The good news? The second season of $NOB is written! Dalina revealed that the first draft is ready and that the new story is "absolutely brilliant." However, to realize it properly, the project requires a budget of around 600,000 euros - a considerable amount for an Albanian series, but relatively low by international standards.

The screenwriter said she doesn't want to give up, but financial difficulties and lack of support make the path very difficult.

"I don't want to give up on life, but I'm making this video so you can understand. If I were the failure who didn't try, there would have been many more series of this quality, with this attention to detail until the end, with so few mentions of advertising. They haven't been made. And the ones that have been made, aren't being made anymore. They're closed because it's difficult."

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

However, she hopes that public support can make a difference.

"Maybe you'll do something good, so that if you want to spread it and make a noise, and it'll be easier for us. At the moment, I have a second season that's absolutely brilliant. I haven't stopped myself from anything, so it's even more expensive. Thank you very much for the support."

So, will there be a second season? The answer is: Yes, the script exists, but its realization depends on the support the series can receive at this important stage.

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?

The 10 episodes of the first season of $NOB are now available for free on YouTube, on the Anabel Entertainment channel .

$NOB, the first teen-drama series in Albania, co-produced by Anabel Entertainment and Nilor Film, centers on a fictional story, but based on events of Albanian reality of the last decade - a story of some twenty-somethings of this era, who realize that they are not yet in control of their destiny, but are the consequence of a series of damaging decisions made by their families. In their attempt to take control of their destiny and future, they are involved in a series of adventures from which they will emerge completely transformed.

Dalina Buzi flet për $NOB: A do të ketë sezon të dytë?