Lifestyle

Pionieri i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

Pionieri i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

Një event madhështor, një mbrëmje mes partnerësh, bashkëpunëtorësh, përfaqësuesish të lartë institucionesh; një paradë automjetesh luksoze, ekspozitë jahtesh dhe barkash elitare, performanca baleti dhe muzikë live – kështu zgjodhi të festojë Mektrin, 20-vjetorin e themelimit dhe prezantimin e showroom-it të ri.

Nën moton “20 vite në pistën e suksesit”, ky përvjetor nuk ishte thjesht një retrospektivë e rrugëtimit të një kompanie, por një reflektim i një vizioni të kthyer në realitet. Një ëndërr që nisi dy dekada më parë nga themeluesi Edmond Shahini, sot është shndërruar në një rrjet të fuqishëm me mbi 100 profesionistë, pjesë e stafit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe mbi 10,000 bashkëpunëtorë që besojnë në punën e Mektrin.

Pionieri i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

Në fjalën e tij, z. Shahini u shpreh:

“Ishte një ëndërr e imja dhe e familjes, që sot është kthyer në realitet. Kemi një ekip që punon me pasion dhe përkushtim për të ofruar një standard perëndimor në automjete dhe shërbime – një vizion që vazhdon të zgjerohet në Shqipëri, në Kosovë dhe më tej, drejt horizonteve të reja.”

Mektrin shënon mbi 7,000 automjete të shitura dhe përfaqëson 13 brande prestigjioze, përfshirë emra të njohur si Land Rover, Jaguar, KIA, Volvo Auto dhe Volvo Truck, e së fundmi linjën multibrand me një flotë makinash luksoze ku shquhen Porsche, Ferrari dhe Rolls-Royce.

Pionieri i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

Kulmi i eventit erdhi me një paradë automjetesh luksoze, të cilat u projektuan në fasadën e re të ndërtesës së Mektrin, të ndërthurura me performanca baleti dhe muzikë live, duke krijuar një spektakël që përfaqësonte elegancën, energjinë dhe shpirtin novator të markës.

Në fjalën e tij, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, shprehu vlerësim për punën e Mektrin në industrinë automobilistike në Shqipëri dhe nënvizoi nevojën për investime të tilla, si një hap që nxit zhvillimin dhe transformimin e të gjithë industrisë.

Pionieri i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

Në përmbyllje të mbrëmjes, Edmond Shahini shtoi:

“Pas 20 vitesh punë në sektorin automobilistik, kemi nisur një rrugë të re – atë të detit. Ky është një hap natyral për një kompani që gjithmonë ka synuar të udhëheqë dhe të ofrojë më të mirën.”

Nëpërmjet Mektrin Marine, si shitës i autorizuar, kompania ka sjellë në treg edhe botën e luksit detar me markat Ranieri, Capelli, Cranchi Yachts dhe BSK Skipper – të gjitha të ekspozuara në hapësirën moderne pranë showroom-it të ri.

Përvjetori i njëzetë e gjen Mektrin me një imazh të ri, me investime në infrastrukturë dhe showroom-e – një hap tjetër përpara në një histori suksesi që sapo ka hyrë në kapitullin e ardhshëm.

Pionieri i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

Pionieri i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

Pionieri i tregut automobilistik, feston 20 vite në pistën e suksesit

REELS

Ha💸ha💸ha💸

Kush t’le ty me ec 🚶e çun!!!

Fytyrë si bebush, pa asnjë filter? Po, falë tri sekreteve të vogla nga @jeclaire.al 👁️ Bright Eye Serum - për sy që s’kanë nevojë për 8 orë gjumë; 💧 Radiance Booster Serum - për efekt lifting dhe glow që s’të lë të kalosh pa u vënë re; ☀️ Krem Sunshield SPF 50 - sepse dielli nuk fal, por ne dimë si ta sfidojmë. @jeclaire.al ✨ dhe nuk ka filter më të mirë!

Tutorial: Si ta përdorni inteligjencën artificiale që të mos ju zëvendësojë 😂🤍

Po ju, sa gjuhë flisni? 🤨

Filmi italian “There’s Still Tomorrow” pasqyron në mënyrë simbolike betejën që gratë zhvilluan për të fituar të drejtën e votës. Gjesti i vogël i fshirjes së buzëkuqit nga gratë tregon sa të brishta ishin në fakt të drejtat e tyre. Kisha ishte një kundërshtare e fuqishme: në Itali, priftërinjtë i referoheshin enciklikës së Vatikanit Casti Connubii për të argumentuar se vendi i gruas ishte në shtëpi, jo në politikë. Predikime të ngjashme në Irlandë dhe Maltë paralajmëronin se vota e grave binte ndesh me planin e Zotit. Në Shtetet e Bashkuara, Kardinali Gibbons pretendonte se e drejta e votës për gratë do të dëmtonte vlerat familjare. Në Nju Jork, organizata politike Tammany Hall kundërshtoi votën e grave dhe luftoi kundër Amendamentit të 19-të për të ruajtur pushtetin e saj.

Në @dermaluxe_clinic_tirana , kujdesi nuk është vetëm estetikë — është ndjesi, forcë dhe dashuri për veten. Tetori na kujton se bukuria e vërtetë fillon me kujdesin ndaj vetes ! Nis me veten !

“Sa vjeç je?” Unë:

Forca e një gruaje që kujdeset për veten është frymëzim për të gjithë. Në këtë Tetor Rozë, ndalo për një moment, kujdesu dhe vlerëso jetën që ke. 🎀 @vodafonealbania #TetoriRozë #Jetoshëndetshëm #vodafonealbania

Morali: As mos i trego fare herë tjetër, kur të jesh 🤰🏻