TV Mania

Mes zërave për krizë në martesë, Big Basta flet për raportin me Vesën

Shkruar nga Anabel

28 Prill 2025

Mes zërave për krizë në martesë, Big Basta flet

Big Basta ka folur për raportin e tij me Vesën, duke thënë se është i bindur që ajo e ndjek 24/7. Big Basta gjithashtu ka thënë se kur është bërë pjesë e “Ferma VIP 2” e ka ditur se është “herë 2”, duke nënkuptuar se përfaqëson edhe të shoqen.

“Unë mendoj që Vesa ka një gamë shumë më të gjerë ndjekësish sesa unë dhe e ka frikshmërisht shumë të madhe. Vesa, shpesh përpiqet të amplifikohet dhe të komentojë edhe shumë gjëra të tjera, por e di shumë mirë që këtu është 100%. Unë e kam ditur që në fillim që kur të hyj këtu do të jem herë 2”, u shpreh ai.

Reperi ka treguar edhe tatuazhet që ka në trup dhe kuptimet e tyre të veçanta:

“Ky trëndafili është djali, ndërsa këto pikat e vesës - janë Vesa. Kur të bëjmë fëmijë tjetër, kismet, edhe një trëndafil tjetër”, tha ai, duke treguar kështu se ka dëshirë që ta zgjerojë familjen dhe ta bëjë djalin Liam me një vëlla ose motër.

Në videon e publikuar, Vesa ka komentuar një emoji zemre.

Mes zërave për krizë në martesë, Big Basta flet

Zërat se çifti po kalonte një krizë në martesë nisën kur Big Basta u bë fermer në “Ferma VIP 2”. U aludua se Vesa nuk ishte dakord me këtë vendim dhe thashethemet u ndezën edhe më shumë kur reperi përshëndeti veç djalin dhe familjen në fillim të spektaklit, duke mos e përmendur Vesën. Nejse, s’paska pasur një krizë. Ose edhe nëse ka pasur, malli për njëri-tjetrin e paska zbehur.

Artikuj të sugjeruar: