Fansat syshqiponjë të Taylor Swift-it vunë re menjëherë se Travis Kelce nuk e ndiqte më në Instagram Ryan Reynolds prej pak ditësh.
Ryan megjithatë, duket se nuk është përditësuar ende me këtë zhvillim dhe e ndjek ende sportistin në Instagram.
"Ata filluan ta ndiqnin njëri-tjetrin dhe pëlqenin postimet e tyre që para dramës," shkroi një nga fansat, duke iu referuar gruas së Ryan Reynolds, Blake Lively-t, dhe gjithë luftës së saj ligjore me Justin Baldoni-n.
Swifties, fansat e Taylor Swift, së pari vunë re se Ryan Reynolds dhe Travis Kelce e ndiqnin njëri-tjetrin që nga gushti i vitit 2023, pak pasi lojtari i NFL-it filloi lidhjen e tij me Taylor Swift-in.
Ryan Reynolds është mik me Taylor Swift prej vitesh, pasi Blake Lively dhe ajo kanë qenë mikesha të afërta që nga viti 2015. Taylor Swift madje ka vendosur tituj të këngëve të saj sipas emrave të fëmijëve të çiftit ndër vite.
Që kur filloi historia e dashurisë së saj dhe Travis Kelce-t, çifti janë takuar dy herë në New York City me Blake Lively dhe Ryan Reynolds.
Megjithatë, në fillim të këtij viti u përhapën thashethemet se Taylor dhe Blake përjetuan një përplasje miqësie në mes të gjithë dramës së aktores me bashkë-yllin dhe regjisorin e saj të "It Ends With Us", Justin Baldoni-n.
Blake Lively e paditi Justin Baldoni-n në dhjetor të vitit 2024 dhe kur ai paraqiti një kundër-ankesë muajin pasardhës, ai vendosi dhe emrin e Taylor Swift-it në padinë e tij. Ai përfshiu një mesazh nga Blake Lively që i referohej Ryan Reynolds dhe Taylor Swift-it si "dragonjtë" e saj që e mbronin atë në industri.
U bë e ditur se Taylor, e cila thuhet se do të thirret në çështjen gjyqësore, ndihej e "përdorur" për mesazhin e supozuar.
Megjithatë, në fillim të këtij muaji qarkulluan zëra se Blake i ka kërkuar një falje "të sinqertë" Taylor-it dhe çiftet i kanë lënë hatërmbetjet pas. Veprimi i fundit i Travis Kelce-t ama, e hedh poshtë këtë pretendim.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Page Six