School & Career

Disa plane nuk presin. Ka gjithmonë një zgjidhje

Disa plane nuk presin. Ka gjithmonë një zgjidhje

Ka disa momente në jetë kur gjithçka ndodh njëkohësisht. Një përvjetor që po afron, një shtëpi që më në fund po merr formë, një udhëtim që mezi e ke pritur, apo një “kapriçio” e vogël që e ke lënë pezull vetëm sepse “s’është momenti”. Dhe ndërkohë që ke planifikuar çdo detaj, mbizotëron pothuajse gjithmonë pyetja “Si do ia dal me financat?”

Le ta pranojmë, edhe kur e ke menduar e planifikuar çdo detaj, buxheti që ke në dispozicion nuk përputhet gjithmonë me atë që zemra kërkon. Përgjigjja nuk është të heqësh dorë; është të kërkosh një mënyrë më të zgjuar për ta realizuar.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron pikërisht këtë mundësi: një kredi personale që është e thjeshtë për t’u kuptuar dhe për t’u përfituar. Mund të marrësh financim deri në 3,000,000 Lekë, pa kolateral, me normë interesi që fillon nga 4.2% në Lekë, dhe më e mira? Zero komision administrimi për të gjitha aplikimet deri më 15 qershor 2025.

Nuk është një ofertë e zakonshme. Por është e limituar në kohë. Mos i shty më planet, por jepi prioritet dhe formë sot. Pa komplikuar jetën. Pa tarifa të fshehura. Pa shpjegime të pafundme.

Nëse ky artikull të kujtoi ndonjë plan që ke lënë pezull, mbase është koha ta realizosh me një vizitë në degën më të afërt të Intesa Sanpaolo Bank Albania ku ti merr falas konsulencë financiare të personalizuar. Stafi është aty për të të ndihmuar dhe për t’u siguruar që e kupton çdo hap.

Dhe nëse do ta dish paraprakisht si mund të duket kësti mujor për shumën e financimit që ke në mendje, mund të bësh një llogaritje të përafërt online në këtë link -> Kalkulatori i kredisë

REELS

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

Trashëgimia shqiptare, e sjellë me një frymë moderne. ✨ @dorentinabrand frymëzohet nga veshjet tradicionale të grave shqiptare, duke ruajtur identitetin përmes krijimeve handmade, jo të prodhuara në masë, me elemente autentike (fije, copa, breza, sumbulla dhe detaje dekoruese) të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Çdo veshje mbart një histori. 🤍

Kjo është një nga ato pajisje që s’e dije që të duhej… por tani e pe. 👀✨

Si duken konferencat tuaja?! 🦦 Video by @kyannademi

🌋 Etna ka shpërthyer sërish. Vullkani më aktiv i Europës ka nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe tymi, ndërsa aktiviteti vullkanik po monitorohet vazhdimisht nga autoritetet italiane. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata mbetet nën vëzhgim. 📹 Pamjet nga vendi i ngjarjes po bëjnë xhiron e rrjetit.