Karakteristikat e Shenjave

3 shenjat e horoskopit që japin shumë në një lidhje, por s'marrin asgjë

Shkruar nga Anabel

29 Prill 2025

3 shenjat e horoskopit që japin shumë në një lidhje, por

Të krijosh një marrëdhënie është e lehtë, por ta mbash atë të shëndetshme në mënyrë që të mos përfundojë është shumë e vështirë. Nga vetë fjala, është një proces ku jep dhe merr, pasi kërkon dashuri, respekt dhe "sakrifica" nga të dyja palët. Megjithatë, ka njerëz që gjatë gjithë jetës japin shumë nga vetja në marrëdhëniet që krijojnë. Fatkeqësisht, kjo nuk do të thotë që marrin të njëjtën gjë mbrapsht. Mbase kanë frikë nga vetmia, ose mbase dashurojnë fort, njerëzit që japin shumë në një marrëdhënie - dhe ndoshta nuk marrin asgjë në këmbim - mund t’i përkasin njërës prej shenjave të mëposhtme të horoskopit.

Gaforrja

Gaforret dashurohen “kokë e këmbë”. Ajo tregohet e kujdesshme ndaj detajeve, ndaj mos u habisni nëse e shikoni të rregullojë shtëpinë apo shtratin pikërisht ashtu siç e preferoni. Dashuria e një Gaforreje është si një batanije e ngrohtë që të mbështjell sa herë që ke nevojë për të. Ajo do të të ndihmojë kur nuk je mirë dhe do të jetë aty kur të kesh më së shumti nevojë. Megjithatë, kjo karakteristikë mund t’i çojë Gaforret në një marrëdhënie ku nuk marrin as gjysmën e asaj që japin në këmbim. Në psikologji, ekziston një koncept i quajtur "kurthi i empatisë", ku njerëzit empatikë, si Gaforrja, përdoren nga të tjerët për qëllimet e tyre.

Megjithatë, kjo shenjë nuk kërkon asgjë në këmbim, por e urren mosmirënjohjen, ndaj mos e testoni, nëse nuk doni ta humbisni.

Peshorja

Peshoret njihen për dëshirën e tyre për harmoni dhe ekuilibër. Ata e urrejnë aq shumë konfliktin saqë preferojnë të bëjnë një hap pas për të ruajtur paqen. Shpesh përfundojnë duke i kushtuar aq shumë energji "uljes së gjakrave", sa i lënë pas dore ndjenjat e tyre. Nevoja për ekuilibër, ironikisht, çon në çekuilibër në marrëdhënie. Ata mund të bien në kurthin e një “misioni” për t'i kënaqur të tjerët, duke besuar se kjo është ajo që një marrëdhënie kërkon, ndërkohë që shpesh kërkojnë falje, pa asnjë arsye të vërtetë - gjë që mund të jetë lodhëse. Thellë-thellë, ata mund ta ndiejnë se bashkëpunimi nuk është i barabartë. Ajo që mund të bëjnë për të shmangur rënien në këtë "kurth" është të mos evitojnë të gjitha konfliktet. Debatet apo diskutimet nuk nënkuptojnë fundin e marrëdhënies, por shërbejnë për të sqaruar keqkuptimeve mes dy të rriturve.

Peshqit

Ëndërrimtarë dhe romantikë, Peshqit besojnë në dashurinë e vërtetë dhe gjetjen e shpirtit binjak. Kur dashurojnë, japin gjithçka dhe presin të njëjtën gjë në këmbim. Por kur dikush përqendrohet kaq intensivisht te një person i vetëm, kjo çon në varësi. Madje, në një masë të tillë, sa Peshqit e ndiejnë kur dikush ndihet keq dhe duan t'i rrinë afër menjëherë, duke mos i lënë vend personit tjetër të përpunojë ndjenjat e tij/saj. Në të njëjtën kohë, ata kanë frikë nga vetmia dhe "lidhen" pas personit tjetër. E gjithë kjo çon në lodhje dhe në fund në zhgënjim. Peshqit bëjnë mirë të kuptojnë se empatia duhet të jetë e pranishme nga të dyja palët - në të gjitha marrëdhëniet.

Burimi: Marie Claire