Karakteristikat e Shenjave

Shenjat e horoskopit që iu buzëqesh fati pas dekadës së tretë të jetës

Shkruar nga Anabel

30 Prill 2025

Shenjat e horoskopit që iu buzëqesh fati pas dekadës së

Shumë njerëz besojnë se deri në moshën 30 ose 35 vjeç duhet ta kenë “rregulluar” jetën e tyre, të kenë gjetur punën që u përshtatet dhe marrëdhënien ideale, dhe nëse nuk e kanë bërë këtë, do të thotë se kanë dështuar. Është sikur bota pret që ne të vrapojmë drejt suksesit në momentin që mbarojmë shkollën dhe pak para se të mbushim 30 vjeç, duke harruar se suksesi është një udhëtim që zgjat gjithë jetën. Shumica e njerëzve që i përkasin shenjave të mëposhtme të horoskopit e arrijnë suksesin më vonë në jetë, pasi fitojnë përvojë të vlefshme që u lejon atyre të ndërtojnë një themel të fortë për jetën e tyre profesionale dhe personale.

Akrepi

Vitet që kalojnë janë emocionuese për Akrepin, pasi Plutoni, planeti i transformimit, është sundimtari i shenjës. Që nga fëmijëria e hershme deri në moshë madhore, Akrepët shpesh marrinmësime të vlefshme jetësore rreth besimit, kuptimit të jetës dhe autenticitetit. Ata mësojnë t’u besojnë aftësive të tyre perceptuese. Akrepët shpesh e gjejnë dashurinë në të 30-at. Rreth moshës 36-42 vjeç, ata bëjnë një revolucion dhe pranojnë veten e tyre ashtu si janë, duke lënë pas gjërat që i pengojnë të arrijnë lumturinë.

Bricjapi

Saturni, planeti i përgjegjësisë, sundon Bricjapin. Që në moshë të re, Bricjapët ndiejnë se duhet të marrin shumë përgjegjësi. Formimi i tyre dhe maturimi që në moshë të re shpesh e pengojnë që të krijojë një karakter të qëndrueshëm. Meqenëse drejtohen nga Saturni, Bricjapët kanë tendencë të çlirohen nga shumë kufizime të rrepta rreth moshës 28 deri në 30 vjeç. Saturni i lejon kësaj shenje të arrijë kulmin e moshës madhore astrologjike, duke lënë shumë pengesa të jetës së tyre të hershme në të kaluarën.

Peshqit

Peshqit janë një shenjë intuitive që shpesh lufton me kërkesat e një bote materialiste. Si të tillë, shpesh mund të ndihen sikur po lëvizin pa drejtim apo një qëllim të caktuar në jetë, ndaj vitet e tyre shpesh janë të mbushura me mësime rreth kufijve dhe përshtatjes së vizioneve të tyre idealiste me realitetin. Meqenëse sundohen nga Neptuni, planeti i qëllimeve vizionare, ata kërkojnë udhëzime nga ky planet. Rreth moshës 40 deri në 42 vjeç, ata kanë tendencë të çlirohen nga pikëpamja e tyre vetëshkatërruese dhe tepër romantike ndaj jetës. Peshqit mësojnë pas disa dekadave të kombinojnë intuitën e tyre me hapa praktikë për të manifestuar dëshirat që kanë për të qenë të lumtur.

Burimi: Marie Claire