Horoscope

Magjepsin këdo: Këto janë shenjat më sharmante të horoskopit

Magjepsin këdo: Këto janë shenjat më sharmante të

Ka njerëz që marrin vëmendjen e të gjithve kudo që janë prezentë, por jo sepse bëjnë ndonjë gjë të pazakontë, por sepse thjesht… kanë diçka ndryshe. Mund ta quajmë karizëm, energji, por yjet kanë një shpjegim më të qartë: disa shenja të horoskopit janë thjesht të lindura me sharm. Të treja shenjat që do të lexosh më poshtë e zotërojnë këtë aftësi në mënyrë shumë të natyrshme, qoftë duke magjepsur me një vështrim, duke bërë të qeshësh me shaka lozonjare apo duke të të bërë për vete pa thënë asnjë fjalë.

Luani 

Si shenjë zjarri, Luani tërheq vëmendjen e njerëzve përreth, qoftë duke kërcyer në klub e veshur me rroba seksi apo duke ecur rrugëve të qytetit në një mëngjes të zakonshëm, e veshur mjaft thjesht. Megjithatë, sipas horoskopit, personat e kësaj shenja janë edhe më sharmantë, kur nuk e marrim aspak mundimin të duket të tillë. Luani është një shenjë që i përket kujtdo që të duket simpatik, i sigurt dhe udhëheqës, që është një frymëzim për njerëzit përreth.

Peshorja 

Sharmi i një Peshoreje është aq i madh sa ajo nuk di si ta përballojë atë. Si shenjë ajri, e sunduar nga Afërdita, asaj nuk i mbarojnë kurrë bisedat interesante dhe gjithmonë ka një fjali flirtuese për të vazhduar bisedën. Kur je nën shoqërinë e një Peshoreje, nuk do të përballesh kurrë me heshtje të sikletshme, jo vetëm falë talentit të saj në komunikim, por edhe për aurën që ajo mbart.

Akrepi 

Ajo mbart me vete një atmosferë misteri që tërheq menjëherë këdo përreth saj. Akrepi nuk ka nevojë të thotë asgjë për të magjepsur dikë, pasi pamja dhe gjuha e trupit janë të mjaftueshme. Por pas sharmit të saj të errët, fshihet një humor i mprehtë që kushdo që i afrohet do ta zbulojë. Ky humor aspak i zakonshëm i shton personalitetit të saj karizmatik dhe të papërmbajtshëm edhe më shumë sharm.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb