Showbiz

Çfarë janë “Sonny Angels” dhe pse po i shohim kudo

Çfarë janë “Sonny Angels” dhe pse po i shohim kudo

Dashuria jonë për varëset e mëdha të çelësave apo kukullat prej pelushi nuk është ndonjë shpikje e re. Por, së fundmi, interneti po na fton të “shërojmë fëmijën tonë të brendshëm”, ndërkohë që luftojmë me qiratë marramendëse, punën e lodhshme dhe ankthin e një të ardhmeje që s’po vjen kurrë.

Në këtë kaos po lulëzon një fenomen i papritur: bizhuteritë e vogla, lodrat koleksionuese dhe kutitë në format e dhuratave. I kemi parë të varura në çantat e të famshëmve, ngjitur në laptopët e kolegëve apo të shfaqura në një sërë videosh në rrjete sociale: Sonny Angels dhe Labubu, lodrat që po na “shërojnë”.

Sonny Angels janë figura të vogla lakuriq, me krahë të vegjël dhe kapela në formë flamingoje apo frutash ekzotike. Edhe pse u krijuan në fillim të viteve 2000 në Japoni, vetëm kohët e fundit janë kthyer në një fenomen global, falë TikTok-ut.
Krijuesi i këtyre kukullave, Toru Soeya, teksa i krijonte, i përfytyronte si një mënyrë për të sjellë një buzëqeshje të vogël në përditshmëri, një lodër që të kujton pafajësinë dhe ngrohtësinë e një fëmije dyvjeçar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erica Williams (@ericasgirlyworld)

Sipas psikologes Jemma Sbeghen, pasionet tona për këto objekte nuk janë thjesht “infantilizëm”; ato janë një mënyrë për të përballuar kaosin dhe për të krijuar parashikueshmëri në një jetë që shpesh nuk e kuptojmë. Nëse ndihemi se kemi humbur lidhjen me fëmijën brenda nesh, mbase duhet të blejmë diçka të vogël që na bën të buzëqeshim.

Në epokën e “riprindërimit”, kur përpiqemi t’i japim vetes atë që na mungoi në fëmijëri, një Sonny Angel për 15 euro është një përqafim simbolik.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ashlyn 🧸 (@ashlyn.collects)


Hapja e kutisë: adrenalinë dhe lumturi

Akti i hapjes së një kutie është një përvojë e vogël emocionale, një kombinim i shpresës dhe pritjes, si vezët Kinder që na emociononin dikur. Vetëm se tani, versioni i rritur vjen më estetik dhe me më pak çokollatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hilda Hendarmin (@keikospams)


Ne jemi lodrat që mbajmë

Për disa, këto lodra mund të duken budallallëqe. Por në to fshihet një realitet më i thellë: një përpjekje për të gjetur ngushëllim, për të shprehur identitet dhe për të mbajtur gjallë një pjesë të fëmijës brende nesh që ende nuk ka gjetur vend në botën e të rriturve.

Burimi: Marie Claire

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb