Mama

Lejoje vajzën tënde të vogël të lyhet me grim - Psikologjia tregon pse s'duhet të alarmohesh

Lejoje vajzën tënde të vogël të lyhet me grim -
Alie Wu

Nëse ndonjëherë vajza juaj 4-vjeçare ka kërkuar me ngulm të lyejë buzët apo ka ngulur këmbë të marrë penelin tuaj, mos u shqetëso – nuk është sinjal alarmi. Sipas psikologëve, është diçka krejt normale, madje shpeshherë e dobishme për zhvillimin e saj.

Kathryn Keough, psikologe në organizatën jofitimprurëse Child Mind Institute, thotë se shpesh prindërit e shqetësuar e pyesin nëse është “problem” që vajza e tyre ka fiksim të lyhet me make up-in e mamasë së saj. Sipas psikologes, kjo sjellje është një pjesë shumë e zakonshme e zhvillimit identitar dhe emocional te fëmijët.

Pse nuk është problem nëse fëmijët duan të luajnë me make-up

Kënaqësia që fëmijët gjejnë te rrobat me xixa, princeshat, buzëkuqi apo lodrat që imitojnë produkte grimi nuk duhet parë si “kërcënim”. Është thjesht një mënyrë për të eksploruar veten. Që në moshën 6 muajshe, fëmijët fillojnë të ndërgjegjësohen për pamjen e tyre. Në moshën 18 muajshe, ata tashmë arrijnë të njohin veten në pasqyrë dhe nisin të imitojnë të rriturit përmes lojës.

Një vogëlushe që lyen buzët apo që i kërkon mamit parfumin, është thjesht duke u angazhuar në një proces imagjinate dhe formimi të vetes.

Make-up-i si lojë, jo si standard bukurie

Psikologia Tara Well nga Barnard College thekson se loja me produkte që lidhen me pamjen – është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të identitetit. Të shtiresh sikur lyhesh, ose edhe të përdorësh produkte të padëmshme nën mbikëqyrje, i ndihmon fëmijët të ndërtojnë koordinimin motorik, të ndjekin rendin logjik (hap kapakun, lyej, mbyll) dhe të zhvillojnë krijimtarinë.

Nëse ndalojmë rreptësisht këto lojëra, rrezikojmë t’u japim vajzave mesazhin se interesi i tyre për “gjërat e vajzave” është i pavlerë, madje i dëmshëm. Ndërkohë që askush nuk bën bujë kur djemtë luajnë me makina, shkumë rroje apo mjete ndërtimi.

Po rreziku i kimikateve?

Sigurisht, jo çdo produkt make-up-i është i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme të fëmijëve. Disa produkte të famshme në TikTok përmbajnë përbërës si retinoli që mund të jenë të rrezikshëm për lëkurën e re. Një studim nga Universiteti Columbia (2023) paralajmëroi për kimikate të dëmshme në produktet e kujdesit personal që përdoren nga fëmijët.

Por, siç theksojnë ekspertët, është një gjë të jesh i kujdesshëm me përbërjen e produkteve, dhe një tjetër të ndalosh çdo lloj loje që ka lidhje me make up-in. Reagimi i tepruar mund të shkurajojë eksplorimin natyror që fëmijët kanë për botën dhe veten.

Vajzat nuk lyejnë buzët për t'u pëlqyer djemve

Ideja se vajzat duan të përdorin make-up që në vogëli për të rënë në sy apo për t’u pëlqyer djemve është thjesht një mit. Gratë vendosin buzëkuq për të shprehur stilin, për të fituar vetëbesim, për arsye kulturore – dhe këtë mund ta shohim edhe te figura publike si Alexandria Ocasio-Cortez, e cila ka thënë hapur që buzëkuqi e bën të ndihet më e fuqishme.

Mesazhi i vërtetë për prindërit?

Në vend që t’i ndaloni fëmijët të luajnë me make-up, më mirë ndihmojini të kuptojnë që pamja është vetëm një pjesë e asaj që janë. Jepuni mundësinë të eksplorojnë, të imitojnë, të krijojnë – qoftë kjo edhe me një lodër buzëkuqi.

Në fund të fundit, zhvillimi i një ndjenje kontrolli mbi trupin dhe paraqitjen është thelbësor për mirëqenien e tyre emocionale. Dhe nëse sot është buzëkuqi, nesër mund të jetë vendimi për t’u bërë shkencëtare, artiste, apo politikane.

Artikuj të sugjeruar:

Burimi: The Atlantic

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Let your little girl wear makeup - Psychology shows why you shouldn't be alarmed

Lejoje vajzën tënde të vogël të lyhet me grim -

If your 4-year-old daughter has ever insisted on wearing lipstick or insisted on taking your brush, don't worry – it's not a sign of alarm. According to psychologists, it's completely normal, and often even beneficial for her development.

Kathryn Keough, a psychologist at the nonprofit Child Mind Institute, says she is often asked by concerned parents if it is a “problem” that their daughter is obsessed with wearing her mother’s makeup. According to the psychologist, this behavior is a very common part of identity and emotional development in children.

Why it's okay if kids want to play with make-up

The pleasure that children find in glittery clothes, princesses, lipstick or toys that imitate makeup products should not be seen as a “threat”. It is simply a way to explore themselves. As early as 6 months of age, children begin to become aware of their appearance. By 18 months of age, they are already able to recognize themselves in the mirror and begin to imitate adults through play.

A little girl who paints her lips or asks her mother for perfume is simply engaging in a process of imagination and self-formation.

Make-up as a game, not as a beauty standard

Psychologist Tara Well of Barnard College emphasizes that play with products related to appearance – is an important part of identity development. Pretending to get dressed, or even using harmless products under supervision, helps children build motor coordination, follow logical order (open the lid, paint, close) and develop creativity.

If we strictly ban these games, we risk giving girls the message that their interest in “girly things” is worthless, even harmful. Meanwhile, no one makes a fuss when boys play with cars, shaving foam, or construction tools.

What about the risk of chemicals?

Of course, not every makeup product is suitable for children's sensitive skin. Some popular products on TikTok contain ingredients like retinol that can be dangerous for young skin. A study from Columbia University (2023) warned of harmful chemicals in personal care products used by children.

But, as experts point out, it's one thing to be careful with the ingredients of products, and another to ban any kind of play related to makeup. Overreacting can discourage children's natural exploration of the world and themselves.

Girls don't wear lipstick to please boys.

The idea that girls want to wear makeup from a young age to stand out or be liked by boys is simply a myth. Women wear lipstick to express style, to gain confidence, for cultural reasons – and we can see this even in public figures like Alexandria Ocasio-Cortez, who has openly said that lipstick makes her feel more powerful.

The real message for parents?

Instead of forbidding children from playing with make-up, help them understand that appearance is only part of who they are. Give them the opportunity to explore, imitate, create – even with a lipstick toy.

Ultimately, developing a sense of control over their bodies and appearance is essential to their emotional well-being. And if today it's lipstick, tomorrow it could be the decision to become a scientist, an artist, or a politician.

Suggested articles:

Source: The Atlantic