Lifestyle

Parashikimi i yjeve: Fiksimi juaj me blerjet mund të shpërblehet këtë maj në TEG me Happy

Parashikimi i yjeve: Fiksimi juaj me blerjet mund të shpërblehet

Pavarësisht nëse je një Dem me shije për këpucët designer, një Binjak të cilit i është tekur të ndryshojë stil, ose një Luan që synon një çantë “statement”, universi (e sidomos TEG dhe Happy) mund të ta shpërblejë blerjen e radhës.

Nëse keni pritur për një shenjë për të llastuar veten, tashmë e keni gjetur. Sipas yjeve - ose të paktën sipas TEG dhe programit të besnikërisë Happy - maji po i vjen për shtat më së miri adhuruesve të modës, gjuetarëve të bukurisë por jo vetëm - edhe blerësit e përditshëm këtë muaj do të kenë fat.

Me Happy, blerjet në TEG këtë maj vijnë me pak më shumë fat kozmik

Nga data 15 deri në 31 maj, TEG lançon një fushatë që i kthen blerjet e tua në një shans për të fituar - me zero përpjekje shtesë. Gjithçka që nevojitet është karta Happy, një arsye për të blerë (e cila, le të themi të vërtetën, rrallëherë na mungon) dhe pak besim në fuqinë e zakonit.

Astrologjia e blerjeve: Sa më shumë të blesh, aq më të shndritshëm yjet e tu

Çdo skanim i kartës suaj Happy në dyqanet pjesëmarrëse: SPAR, Neptun, Jumbo, Max Optika, Aldo, Mango, Okaidi, Carpisa, Parfois, Geox, Springfield, Cortefiel, Prenatal, Woman Secret, Guess, Tommy Hilfiger, Samsonite, Timberland në TEG është një mundësi për të fituar. Ja se si funksionon: kur blini në dyqanet e lartpërmendura dhe përdorni kartën Happy, bëheni automatikisht pjesë e lojës shpërblyese.. Nuk ka formularë regjistrimi, rrota fati apo pyetësorë të vështirë. Thjesht skano kartën, buzëqesh dhe vazhdo me ditën tënde.

Dhe ndryshe nga leximi i fundit i horoskopit, rezultati këtu është mrekullisht i qartë: 10 fitues me fat do të marrin një kartë dhuratë prej 5000 lekësh nga TEG, plus 10,000 pikë bonus në aplikacionin Happy, të barazvlefshme me 11,500 lekë kupona në dyqanet partnere. Ky është një kthim në nivel kozmik për të bërë diçka që me siguri keni planifikuar të bëni gjithsesi.

Parashikimi i yjeve: Fiksimi juaj me blerjet mund të shpërblehet

Shenjat që jeni duke blerë në vendin e duhur

Ka diçka të vecantë në ritmin e një dite të zakonshme blerjeje në TEG. Zhurma e qetë e njerëzve që shqyrtojnë prurjet e reja, familjariteti i dyqaneve që frekuenton gjithmonë dhe ajo vala e vogël e gëzimit kur më në fund vëren diçka që nuk e dije se të nevojitej.

Për shumë prej nesh, blerja nuk është një punë e përditshme, përkundrazi, një pushim nga e përditshmja, një moment i vogël kujdesi për veten apo të tjerët. Dhe tani, TEG në partneritet me Happy e kthen këtë përvojë në diçka edhe më shpërblyese.

Mund të jesh një Virgjëreshë që krahason me përpikëri çmimet e elektroshtëpiakeve në Neptun, Peshorja e dyjëzuar midis takave dhe të sheshtave në ALDO, ose një Gaforre që zbukuron folenë në JUMBO, blerjet e tua sipas yjeve llogariten njësoj. Sa më shumë blerje, aq më shumë fat.

Pjesa më e mirë? Fushata nuk kërkon që të ndryshoni asgjë në lidhje me rutinën tuaj. Ju vijoni pazarin me një arsye shtesë për t'u ndjerë me fat.

Universi e do një blerës besnik

Le të flasim për besnikërinë. Karta Happy, për shumë njerëz, tashmë është bërë një ndihmës i rastësishëm - duke mbledhur pikë në heshtje me çdo transaksion. Kjo fushatë bazohet pikërisht në këtë ide të thjeshtë: ju shkoni në TEG, bëni blerje dhe sistemi kujdeset për pjesën tjetër. Çdo transaksion është një biletë. Çdo ditë është një shans i ri.

Një inkurajim i vogël planetar

Në frymën e mençurisë astrologjike: nëse të jep ndjesinë e duhur, blije. Dhe nëse yjet (ose më mirë, ekipi i marketingut të TEG dhe Happy) po premtojnë shpërblime për blerjet, atëherë përqafoje këtë sugjerim kozmik.

Pra, këtë muaj, mos harro kartën Happy (ose më thjeshtë akoma, aplikacionin) në vizitën e radhës në TEG. Është guri yt me fat në një lojë që as nuk e dije se po luaje. Dhe këtë maj, yjet dhe shanset janë në favorin tënd.

REELS

Që sperma e salmonit është fantastike për rigjenerimin e lëkurës, me siguri e dini. Po a e dini që në Shqipëri ka ardhur Nucleofill, trajtimi më i avancuar me spermë salmoni që e përdorin VIP-at dhe njerëz mbi 100 vende në botë? Rinim, shkëlqim dhe efekt WOW, tani më afër se kurrë, falë @cfopharma_aesthetics

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.