Showbiz

Këngëtarja Elinara Shehu rrëfen se si i shpëtoi përdhunimit në moshën 18-vjeçare

Këngëtarja Elinara Shehu rrëfen se si i shpëtoi

Këngëtarja Elinara Shehu ka rrëfyer në “Ferma VIP” një histori tronditëse.

Ajo tregoi se në moshën 18-vjeçare është mashtruar nga një fqinj, i cili u ofrua për ta shoqëruar me makinë deri në shtëpi, por në fakt kishte qëllime të tjera. 

“Kur e kujtoj atë gjë, më rrëqethet mishi, rrezikoja jetën. Isha 18 vjeç. Gjatë pushimeve të verës u futa të punoja në një butik. Kur po hyja në autobus, një komshiu im më thotë: “Hajde të ikim me një mikun tim”.

Hipa në makinë dhe shoh që personi që ishte shofer nuk merr drejtimin nga qendra, por merr drejtim tjetër. Shoh vështrimin e shoferit, ishte i çuditshëm. Shoh komshiun tim, ma bën me gisht (shttt).”

Më tej, këngëtarja rrëfeu se u frikësua nga situata e krijuar, teksa dy burrat nisën ta kërcënonin, në tentativë për ta përdhunuar. Ajo theksoi se u detyrua të hapte derën e makinës dhe të hidhej, duke rrezikuar jetën.

Si pasojë, përfundoi në rrugë pa ndjenja.

“Filluan të më kërcënojnë: “Do të vrasim!”. Në një moment, hapa siguresën e makinës dhe u hodha, përfundova në rrugë pa ndjenja. Gjesti që bëra unë ishte vdekjeprurës, më mirë të humbja jetën sesa të përfundoja në duart e tyre.

Në atë kohë ishin në masë përdhunimet, nuk doja të shqetësoja familjen. Ajo kohë më ka lënë një traumë,” shtoi ajo.

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb