Showbiz

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe sfidat si nënë e vetme

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, nga Andale Media, Tuna na hapi një dritare drejt jetës së saj më private dhe sfidave që ka përballuar si nënë e vetme për tri vitet e fundit. Në bisedë me Dalinën, ajo foli hapur për marrëdhënien me babain e fëmijëve të saj, muzikantin Patris Berisha, me të cilin ka dy djem: Tianin dhe Zenin.

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

Në bisedën me Dalinën, Tuna nisi të rrëfente se djali i vogël, Zeni, është “leksioni më i madh” i saj:

“Ai më sfidon 24/7. Zeni është një fëmijë që po më sfidon çdo sekondë, në çdo lëvizje të jetës.”

Në qendër të botës së saj, Tuna shpjegoi se tani janë vetëm oraret dhe nevojat e djemve të saj:

“Parësorë kam ata të dy në jetën time, oraret e mia nuk janë më oraret e mia, janë oraret e Tianit dhe Zenit, pastaj të Tunës dhe gjithçka tjetër, kështu që i kam parësorë.”

Por, balanca mes prindërimit dhe profesionit të saj është një luftë e vështirë:

“Po balanca, veçanërisht kur je në këtë profesion, të them shumë të vështirë për femrat, në veçanti si një nënë e vetme, është shumë e vështirë. Kjo lufta mes kësaj balancës është e frikshme.”

E pyetur nga Dalina për ndjenjën e fajit kur largohet nga shtëpia, Tuna tregon se ajo është pjesë e jetës së saj prej vitesh:

“Sa herë që dal nga shtëpia jam në ndjenjë faji. Nuk e kam luksin e kohës që të kem një jetë sociale, s’e kam pasur as në fillimet e mia. Jeta ime ka qenë më ndryshe që nga fillimi.”

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

As ndarja me ish-partnerin, Patrisin, nuk ishte një rrugë e lehtë, dhe Tuna nuk heziton ta pranojë këtë:

“Kushdo që e interpreton që divorci ka përfunduar miqësisht, për mua është një gënjeshtër. Sepse, divorci vetvetiu është dramë më vete, në veçanti kur në këtë dramë janë të përfshirë fëmijët.”

Megjithatë, këngëtarja është e vendosur të krijojë një atmosferë sa më të mirë për fëmijët:

“Unë vazhdoj të besoj dhe të luftoj për një prindërim të shëndetshëm, sepse dua t’i rris dy djemtë e mi në një frymë familjare, qoftë edhe nëse jemi të divorcuar që mos ta ndiejnë mungesën e një figure mashkulli, babai. Është e vështirë, megjithatë do t’ia dalim.”

Ajo zbuloi se bashkëpunimi për të mirën e djemve është sfida më e madhe e viteve të fundit:

“Po mundohemi të dy për të mirën e dy fëmijëve tanë dhe unë këtu kam betejën më të madhe viteve të fundit. Sepse unë dhe Patrisi u divorcuam në shtatzëninë time të dytë, që ishte një vendim shumë i vështirë në atë kohë.”

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

Por përveç divorcit, Tuna kishte përballë edhe beteja të tjera personale dhe familjare:

“Në atë kohë u shpërngula, u ktheva në Shkup, kisha vite që s’kisha jetuar në Shkup edhe kisha dalë nga rrjedha, nga komplet gjendja, nga vendlindja ime me vite dhe kisha betejën e problemeve shëndetësore të familjes sime, të dy prindërve të mi.

'Hapa derën' dhe brenda një jave mami im u diagnostikua me kancer gjiri, babai pësoi atak në zemër dhe unë isha shtatzënë. Prandaj Zeni është zen, sepse është lufta për balancë dhe që të mbaj gjendjen time shpirtërore, që ta përgatis veten për rolin që kisha tani si një nënë e vetme.”

Tuna hodhi dritë edhe mbi arsyet e ndarjes nga Patris Berisha, që sipas saj nuk ishte pasojë e një ngjarjeje të vetme, por e një grumbullimi sfidash:

“Nuk kishim nga ato dramat që të ketë një arsye konkrete [për divorcin], thjesht ishin mbledhur shumë gjëra. Ishte guxim i madh, saqë edhe sot kur e shoh nga një perspektivë tjetër them ‘Çfarë dreqin?!’. Por asnjëherë nuk pendohem, për mua një nënë duhet të jetë e lumtur para së gjithash për të rritur dy fëmijë të lumtur. Dhe unë nuk isha më e lumtur në atë martesë.”

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

Dhe për paragjykimet që ka ndjerë gjatë gjithë dramave të lidhura me jetën e saj sentimentale, ajo u shpreh:

“Kur vendosa që lindja Zenin në spital, kisha nëntë muaj që fshihja shtatzëninë. Pse duhet ta fshihja? Pse duhet të ishte kështu? Kisha një moment vetëm kur thashë ‘S’më intereson, do ta ndaj’ dhe kam nxjerrë disa orë pas lindjes fotot me djalin. Normal që kam pasur paragjykime dhe vazhdoj të paragjykohem, këtë e mbaj mbi supe me vite. Por jam bërë pak më e ndjeshme që kur kam marrë rolin e mamit sepse më dhembin pak. Kam fëmijë të cilët nesër nuk dua t’i lexojnë, t’i dëgjojnë këto komente, po më kanë dhembur shumë.”

Tuna u bë nënë për herë të parë në vitin 2017, kur solli në jetë djalin e madh Tian. Pas periudhës së ngjarjeve dhe tensioneve, në 2020 u konfirmua ndarja e saj dhe Patrisit, megjithëse në 2021 ata i dhanë një shans të dytë lidhjes dhe lindi Zen, djali i tyre i dytë.

Megjithatë, siç konfirmoi këngëtarja në intervistë, marrëdhënia e tyre mori fund gjatë shtatzënisë së dytë. Martesa e tyre zgjati rreth katër vjet, ndërsa rrugët e tyre u ndanë mes sfidave personale dhe familjare.

Intervista e plotë në "The Dalina Show":

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Tuna confesses for the first time: Divorce with Patris and challenges as a single mother

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

Invited to Andale Media's "The Dalina Show" , Tuna opened up about her private life and the challenges she has faced as a single mother for the past three years. In conversation with Dalina, she spoke openly about her relationship with the father of her children, musician Patris Berisha, with whom she has two sons: Tiani and Zeni.

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

In the conversation with Dalina, Tuna began to confess that her little boy, Zeni, is her "biggest lesson":

"He challenges me 24/7. Zeni is a child who, when he sings around the house, doesn't want applause, he's not satisfied with less. He challenges me every second, in every movement of life."

At the center of her world, Tuna explained that now it's only her sons' schedules and needs:

"I have both of them as priorities in my life, my schedules are not my schedules, they are Tian's and Zen's schedules, then Tuna's and everything else, so I have them as priorities."

But balancing parenthood and her profession is a difficult struggle:

"But the balance, especially when you're in this profession, I have to say it's very difficult for women, especially as a single mother, it's very difficult. This struggle between this balance is scary."

Asked by Dalina about the feeling of guilt when leaving home, Tuna reveals that it has been part of her life for years:

"Every time I leave the house I feel guilty. I don't have the luxury of time to have a social life, I didn't even have one when I was young. My life has been different from the beginning."

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

Even breaking up with her ex-partner, Patris, was not an easy path, and Tuna does not hesitate to admit this:

"Anyone who interprets that the divorce has ended amicably, to me it is a lie. Because, divorce itself is a drama in itself, especially when children are involved in this drama."

However, the singer is determined to create the best possible atmosphere for the children:

"I continue to believe and fight for healthy parenting, because I want to raise my two sons in a family spirit, even if we are divorced, so that they do not feel the absence of a male figure, a father. It is difficult, but we will succeed."

She revealed that cooperation for the good of boys is the biggest challenge of recent years:

"We are both trying for the good of our two children and this is where I have the biggest battle in recent years. Because Patrice and I divorced during my second pregnancy, which was a very difficult decision at the time."

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

But besides the divorce, Tuna also faced other personal and family battles:

"At that time, I moved, I returned to Skopje, I had not lived in Skopje for years and I had gotten out of the flow, out of the complete situation, out of my hometown for years and I was struggling with health problems in my family, both of my parents.

"I 'opened the door' and within a week my mom was diagnosed with breast cancer, my dad had a heart attack and I was pregnant. That's why Zen is Zen, because it's the struggle for balance and to maintain my spiritual state, to prepare myself for the role I now had as a single mother."

Tuna also shed light on the reasons for her separation from Patris Berisha, which according to her was not the result of a single event, but of a collection of challenges:

"We didn't have any of those dramas that had a concrete reason [for the divorce], it was just a lot of things coming together. It was a great courage, so much so that even today when I look at it from a different perspective I say 'What the hell?!'. But I never regret it, for me a mother should be happy first and foremost to raise two happy children. And I was no longer happy in that marriage."

Tuna rrëfen për herë të parë: Divorci me Patrisin dhe

And about the prejudices she has felt throughout all the dramas related to her romantic life, she said:

"When I decided to give birth to Zen in the hospital, I had been hiding my pregnancy for nine months. Why did I have to hide it? Why did it have to be like this? I only had one moment when I said 'I don't care, I'll share it' and I took out photos with my son a few hours after the birth. It's normal that I had prejudices and continue to be prejudiced, I've carried this on my shoulders for years. But I've become a little more sensitive since I took on the role of a mother because it hurts me a little. I have children who I don't want to read or hear these comments tomorrow, they have hurt me a lot."

Tuna became a mother for the first time in 2017, when she gave birth to her eldest son Tian. After a period of events and tensions, her and Patris' separation was confirmed in 2020, although in 2021 they gave their relationship a second chance and Zen, their second son, was born.

However, as the singer confirmed in the interview, their relationship ended during her second pregnancy. Their marriage lasted about four years, as their paths parted amid personal and family challenges.

Full interview on "The Dalina Show":

Suggested articles: