Nëse këto ditë të ka dalë në feed një kangur simpatik që qëndron qetësisht në një aeroport, me biletë avioni në dorë dhe me një fytyrë më të përmbajtur se shumica prej nesh para kontrollit të pasaportave, nuk je vetëm. Videoja është bërë virale me miliona shikime dhe komente që nuk ngopen duke përkëdhelur virtualisht këtë udhëtar kaq të lezetshëm.
View this post on Instagram
Por ka një problem të vogël: nuk është e vërtetë!
Po, na vjen keq t’jua prishim ëndrrën, por kanguri me sy të mëdhenj, edukatë të lartë dhe një pasion të dukshëm për udhëtimet është krijuar tërësisht nga inteligjenca artificiale. Videoja, që fillimisht u postua në Instagram nga faqja “Infinite Unreality”, është një nga klipet e tyre të shumta që krijojnë realitete të çuditshme dhe pak të pamundura – si hipopotami që ulet në një ndenjëse avioni apo një gjirafë që rreshtohet në radhët e aeroporteve.
Në këtë rast, videoja tregon një grua duke debatuar me një punonjëse të linjës ajrore, ndërkohë që kanguri qëndron si për mrekulli i qetë dhe i bindur pranë saj – me biletë në dorë, gati për të hipur në avion.
Por shumë shikues, përveçse u mahnitën nga ëmbëlsia e kafshës, e besuan pamjen si të vërtetë. “Më i mirëedukuar se shumica e pasagjerëve që njoh”, komentoi dikush në Instagram. Një tjetër shtoi: “Më bëni tag kur të arrijë në destinacionin e tij.”
Megjithatë, disa prej ndjekësve më të vëmendshëm ngritën pikëpyetje për vërtetësinë e skenës. Dhe me të drejtë – sepse sa herë keni parë një kangur në radhë për check-in?
Kjo video, edhe pse e krijuar për zbavitje, rikthen në vëmendje një debat shumë serioz: sa lehtësisht mund të mashtrohemi nga përmbajtja e krijuar me AI? Pamjet janë gjithnjë e më realiste, detajet gjithnjë e më të sakta dhe kufiri mes faktit dhe trillimit po bëhet gjithnjë e më i paqartë. Edhe Ryanair reagoi në X me një koment thumbues – një tjetër dëshmi se edhe linjat ajrore nuk po i shpëtojnë realitetit të ri digjital.
Artikuj të sugjeruar:
- I dashuri i Liz pranon tradhtinë, por kritikohet ashpër për mungesën e pendesës
- Ky baba i vetëm qau kur vajza i gatoi darkën, por interneti iu vërsul në kritika - Pse?
- Ekspertja ligjore shpjegon pse P. Diddy me gjasë nuk do dëshmojë në gjyqin e tij
- Shtatzënë në muajin e katërt: Influencuesja e famshme zbulon se është tradhtuar nga i fejuari