School & Career

Migracioni i rregullt me punësim? Ja çfarë duhet të dini.

Migracioni i rregullt me punësim? Ja çfarë duhet të dini.

Në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve migrantë dhe punësimit të rregullt dhe të ligjshëm në rajon, organizata Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm, (ASDO) ka nisur fushatën ndërgjegjësuese “Migrim i rregullt.  Punë e sigurtë” me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, së Republikës Federale të Gjermanisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoriatin e Punës në Shqipëri.

Fushata synon të sensibilizojë qytetarët që migrojnë për punë nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit, si dhe ata nga vendet fqinje që punojnë në Shqipëri, por dhe bizneset, organizatat dhe institucione publike të vendit dhe të rajonit si në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë mbi rëndësinë e punësimit të rregullt dhe respektimit të të drejtave në vendin e punës.

Bashkëpunim Rajonal dhe Mbështetje Institucionale

Në kuadër të kësaj nisme, do të ndërmerret një hap domethënës për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, përmes firmosjes së një Memorandumi të Përbashkët mes Inspektorateve të Punës të vendeve të rajonit. Memorandumi do të jetë rezultat i një sërë takimesh të nivelit të lartë me përfaqësues institucionalë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke shënuar një moment të rëndësishëm në përpjekjet për të koordinuar veprimet në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve migrantë.

Migracioni i rregullt me punësim? Ja çfarë duhet të dini.

Studime dhe Trajnime për Njohjen dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve

Në kuadër të fushatës, do të publikohet një studim i detajuar mbi punësimin e shtetasve shqiptarë në vendet e rajonit dhe të qytetarëve të rajonit në Shqipëri. Ky publikim hedh dritë mbi trendet, sfidat dhe mundësitë që lidhen me migracionin për punësim, dhe do të shërbejë si bazë për ndërhyrje më të targetuara në politikat publike dhe praktikat e inspektimit të punës.

Paralelisht, inspektorët e punës në Shqipëri do të marrin pjesë në trajnime të specializuara mbi të drejtat e migrantëve, me qëllim rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur më mirë të drejtat e kësaj kategorie si dhe të punonjësve në tërësi.

Reforma Ligjore dhe Konsultime me Ekspertët

Një tjetër komponent i rëndësishëm i fushatës janë takimet konsultative me ekspertë ligjorë, të cilat kanë për qëllim të identifikojnë hapësirat për ndryshime dhe përmirësime në legjislacionin që rregullon veprimtarinë e Inspektoratit të Punës për sa i përket punësimit të rregullt të punonjësve migrantë.  Këto konsultime synojnë të sigurojnë një kuadër më efikas për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve migrantë dhe për të fuqizuar rolin e institucioneve përkatëse.

Një Fushatë e Gjerë Ndërgjegjësimi

Në fokus të kësaj nisme qëndron një fushatë e gjerë ndërgjegjësimi që përmes spoteve informuese, komunikimit në rrjete sociale dhe eventeve informuese synon të arrijë sa më shumë punëkërkues dhe punëdhënës, duke përçuar mesazhin e qartë: “Migrim i rregullt. Punë e sigurtë”.

Fushata është një hap konkret drejt një qasjeje më të koordinuar, më humane dhe më të qëndrueshme për migracionin në rajon, duke garantuar që çdo punëtor – kudo që të jetë – të trajtohet me dinjitet dhe drejtësi.

REELS

Pierce Brosnan luajti rolin e James Bond në katër filma nga viti 1995 deri në 2002, duke nisur me GoldenEye e duke vazhduar me Tomorrow Never Dies, The World Is Not Enough dhe Die Another Day. GoldenEye u bë një nga filmat më të vlerësuar të periudhës së tij, dhe Brosnan mbetet një nga aktorët më të jashtëzakonshëm që kanë luajtur 007. Ndaj, kameramani kapi momentin dhe na dhuroi një kryevepër (që patjetër u bë virale).

Një rikthim që të rrëqeth! Celine Dion dhuron emocione të papërshkrueshme teksa interpreton me shpirt hitin e saj ikonik “My Heart Will Go On”, duke shënuar koncertin e saj të parë pas 6 vitesh mungesë. Një legjendë e vërtetë!

Reklama e Sydney Sweeney për një markë sportive ka hapur një debat që po shkon përtej një fushate publicitare. Nga njëra anë, reklama luan fort me seksualizimin e figurës së saj. Nga ana tjetër, disa atlete dhe gra në sport po kritikojnë pikërisht këtë. Pyetja që lind është nëse kjo është mënyra se si duhet të prezantohet sporti i grave. Në rrjete sociale ka nisur edhe një trend, ku atlete të ndryshme tregojnë se si duket realisht trupi i një gruaje që merret me sport, duke vendosur në qendër forcën, muskujt, disiplinën dhe performancën, jo thjesht pamjen. Patjetër, do i bashkoheshim trendit! @luizagega @sydney_sweeney e dimë që s’na lexon, por Hi nga 🇦🇱 @luizagega did it better!

Dokumentari për Gazën “NAZA” mori një ovacion masiv prej 24.5 minutash në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa turma brohoriste dhe valëviste flamuj palestinezë. Kjo shënon ovacionin më të gjatë me duartrokitje në këmbë në historinë e Venecias, duke kaluar ovacionin prej 22 minutash për “The Voice of Hind Rajab” vitin e kaluar, dhe ndoshta më të gjatin në çdo festival filmi. Dokumentari i ri u xhirua natën mbi çatitë e Tel Avivit dhe tregon “në detaje sistemet prapa vrasjes masive të kalkuluar të civilëve palestinezë në Gazë,” sipas një përmbledhjeje zyrtare. Regjisorët Yuval Abraham dhe Rachel Szor intervistuan 24 oficere inteligjence ushtarake dhe ushtarë izraelitë, të gjithë me kushtin e anonimitetit, të cilët ishin të përfshirë në vëzhgimin ose vrasjen nga larg të civilëve palestinezë në Gazë. Pamja dhe zërat e tyre u modifikuan për të fshehur identitetin e tyre. “Mendoj se kjo vepër ka gjasë ta bëjë më të vështirë mohimin e asaj që ndodhi në Gaza, jo vetëm natyrën e saj gjenocidale, por veçanërisht detajet se si dukej nga brenda sistemit izraelit. E dimë se po fshihet e vërteta. Dhe për mua, ky mohim është një faktor që kontribuon në vazhdimin e krimeve,” thotë regjisori për Variety.

Aktorja Sydney Sweeney ka pozuar së fundmi për një reklamë të aplikacionit të tregtimit sportiv Novig, por vëmendje të madhe ka marrë fakti se ajo paraqitet pothuajse tërësisht e zhveshur. Ajo mban të veshura vetëm pajisjet mbrojtëse të hokejit në akull (helmetën, mbrojtëset e këmbëve dhe dorezat), të cilat janë vendosur në mënyrë strategjike për të mbuluar trupin. Shumë e kanë kritikuar, teksa të tjerë e kanë konsideruar si reklamën më seksi ndonjëherë të sportit.

Profecia e Duas ✨

8 minuta video, por Nini premton se ia vlen të shikohet deri në fund.

Rrahjet e zemrës u çakërdisën gjatë kësaj videoje motivuese. Gjithsesi, e morët mesazhin?

Për të aplikuar, dërgoni një portofol të punëve tuaja në 📲069 70 70 150