Mama

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj prindi

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj

Çrregullimet mendore janë të pranishme edhe tek fëmijët apo adoleshentët, një realitet që po kuptohet gjithnjë e më shumë vitet e fundit, falë rritjes së ndërgjegjësimit dhe informimit, jo vetëm në mesin e profesionistëve, por edhe të prindërve.

Një ndër faktorët kryesorë që ndikon në zhvillimin e ankthit gjatë fëmijërisë lidhet me mënyrën e prindërimit. Këtë e konfirmon një studim i realizuar me 900 çifte binjakësh identikë apo vëllezërve dhe motrave të rritur nga të njëjtën prindër dhe në të njëjtat rrethana, të cilët tashmë janë vetë prindër.

Studiuesit vunë në dukje se rolin kryesor nuk e luan vetëm ADN-ja, por edhe mjedisi ku rritet fëmija. Sipas tyre, fëmijët priren të imitojnë sjelljet shqetësuese të prindërve, edhe në rastet kur këta të fundit përpiqen me të gjitha mënyrat të mos ua transmetojnë frikërat dhe ankthin e tyre.

Një ndër shpjegimet e mundshme është se, kur një fëmijë sheh frikën dhe shqetësimin e prindit të tij, të shfaqura përmes sjelljeve apo fjalëve, ai fillon t’i përvetësojë gradualisht këto emocione. Në mënyrë të ngjashme, një prind që përpiqet ta mbrojë fëmijën nga frikërat me të cilat është përballur vetë (si p.sh. nga qentë apo dentisti), mund të mos i japë fëmijës mundësinë për t’u përballur me to dhe për të mësuar si t’i menaxhojë.

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj

Në këtë kontekst, modeli i njohur si “prindi helikopter”, që kontrollon çdo hap të fëmijës, e mbikëqyr dhe e mbron në mënyrë të tepruar, nuk ndihmon aspak në zhvillimin e shëndetshëm mendor të tij.

“Gjëja më e mirë që një prind mund të bëjë është t’i japë fëmijës mundësinë të përballet me sfida dhe detyra të përshtatshme për moshën dhe nivelin e frikës së tij”, këshillon Thalia Eley, një nga autoret e studimit. Ajo shton: “Në këtë mënyrë, fëmijët mësojnë se, në fund të fundit, janë të aftë të përballen me situata sfiduese.”

Fëmijët me më shumë ankth rriten me këtë lloj

Termi “prind helikopter” u përdor për herë të parë në vitet 1960 për të përshkruar një stil prindërimi që lidhet me kontrollin e vazhdueshëm dhe monitorimin e sjelljeve apo aktiviteteve të fëmijës, nga frika se mos lëndohen.

Njësoj si një helikopter që sheh peisazhet nga lart, ashtu edhe të tillë prindër “qarkullojnë” vazhdimisht rreth fëmijës, duke marrë përsipër zgjidhjen e çdo problemi apo pengese që ai mund të hasë. Megjithëse ky qëndrim mund të vijë nga një dëshirë për ta mbrojtur fëmijën nga dështimi apo dhimbja, në afat të gjatë ai dëmton aftësinë e fëmijës për të qenë i pavarur, për të marrë vendime dhe për të ndërtuar vetëbesim, të gjitha këto janë thelbësore për një shëndet mendor të qëndrueshëm.

Burimi: Marie Claire

Artikuj të sugjeruar:

  •  

REELS

Kujdes: MOS e shiko këtë video me barkun bosh. 🍔 @ferma.100 ky Lava burger s’ka të drejtë të duket kështu 😭

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.