Metropolitan

Përdori ujin e vaskës për shitjen e sapunëve: Sydney Sweeney flet për vendimin e shumëpërfolur

Përdori ujin e vaskës për shitjen e sapunëve: Sydney Sweeney

Aktorja Sydney Sweeney është krenare për vendimin e saj për të shitur ujin e vaskës për fansat e saj, përmes bashkëpunimit të saj me markën e sapunit “Dr. Squatch”, pavarësisht komenteve të shumta në rrjetet sociale.

Në premierën e filmit të ri “Echo Valley”, aktorja iu përgjigj pyetjes së një gazetari, i cili i tha me shaka: “Po inkurajon burrat të bëjnë dush?”. Ajo iu përgjigj me një buzëqeshje: “Në të vërtetë, po”.

Përdori ujin e vaskës për shitjen e sapunëve: Sydney Sweeney

“Është argëtuese kur i shoh njerëzit që të flasin për këtë çështje”, tha aktorja e “Euphoria”, 27 vjeç, referuar komenteve në rrjetet sociale. Ajo e pranoi se ideja për të shitur ujin e vaskës për qëllime marketingu ishte e saj dhe madje, “propozoi” krijimin e një sapuni me “një pikë” nga uji i vaskës së saj.

Ylli i “White Lotus”  njoftoi bashkëpunimin me “Dr. Squatch” gjatë javës së kaluar dhe sapunët “limited edition” janë në shitje për të gjithë fansat e saj.

“Kur fansat fillojnë të kërkojnë ujin tënd të vaskës, mund ose ta injorosh (kërkesën) ose ta kthesh në një sapun,” tha ajo në një deklaratë për shtyp për markën.

Përdori ujin e vaskës për shitjen e sapunëve: Sydney Sweeney

“Është e çuditshme në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më pëlqen që krijuam diçka që jo vetëm që nuk harrohet lehtë, por edhe ka një aromë fantastike dhe funksionon po aq mirë sa çdo produkt tjetër i “Dr. Squatch”, shtoi Sweeney.

“Shpresoj që kjo t’u hapë sytë burrave për realitetin e produkteve të zakonshme të kujdesit personal dhe t’i shtyjë drejt alternativave natyrale”, përfundoi ajo.

Përdori ujin e vaskës për shitjen e sapunëve: Sydney Sweeney

Marka zbuloi se sapuni përmban ekstrakt lëvore pishe dhe rërë eksfoliuese, dhe “përçon esencën e dy vendeve më të mrekullueshme në Tokë: natyrën e egër dhe vaskën e Sydney Sweeney-t.”

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb