Metropolitan

9 gra akuzojnë për ngacmim seksual Jared Leto-n: "Ishim të mitura"

9 gra akuzojnë për ngacmim seksual Jared Leto-n: "Ishim të

Nëntë gra të ndryshme kanë akuzuar aktorin dhe muzikantin amerikan, Jared Leton për ngacmim seksual, në raste që shtrihen në gati dy dekada. Sipas një artikulli të botuar në Air Mail, akuzat, përfliteshin dhe diheshin prej kohësh në Hollywood, por tani po bëhen publike.

Arsyeja për këtë ishte një postim në rrjetet sociale nga një 30-vjeçare, Allie Teilz, në të cilin ajo pretendonte se Leto e kishte sulmuar seksualisht kur ishte 17 vjeç.

"Nuk e ke njohur vërtet Los Angeles-n, derisa Jared Leto përpiqet të bëjë seks me ty në prapaskenë.

Më sulmoi dhe më ngacmoi kur isha 17 vjeç,” shkroi ajo.

Ajo pretendoi se Leto e dinte moshën e saj, por "nuk i interesonte", teksa i përshkroi veprimet e tij si abuzive, të tmerrshme dhe të papranueshme.

Një grua e tjetër i tha të njëjtës media, këtë herë në mënyrë anonime, se artisti 53-vjeçar i ishte afruar kur ajo ishte 16 vjeç, në një kafene në Los Angeles.

Ajo tregoi se i dha numrin e saj të telefonit dhe e telefonoi disa ditë më vonë:

"Nuk e di nëse ai ishte nën ndikimin e drogës apo diçkaje tjetër, por e kishte zërin më të çuditshëm dhe më të thellë..."

Sipas saj, ata filluan të bënin biseda seksuale natën vonë, teksa ai e pyeste nëse kishte pasur ndonjëherë të dashur ose nëse kishte bërë seks oral.

9 gra akuzojnë për ngacmim seksual Jared Leto-n: "Ishim të

Modelja Laura La Rue, 33 vjeç, tregoi gjithashtu se e takoi aktorin në vitin 2008, kur ajo ishte 16 vjeç dhe ai 36 vjeç, në një aktivitet për të drejtat e kafshëve.

"Ai më pyeti sa vjeç isha. Unë i thashë, “16. Po, ti?”

Më tej, sipas saj, ai i kërkoi numrin e telefonit, edhe pse tani e dinte se ishte e mitur, dhe e ftoi në shtëpinë e tij në Los Angeles, ku flirtoi dhe e ngacmoi vazhdimisht.

“Në një moment, ai hyri në një dhomë, teksa isha lakuriq, sikur të ishte krejtësisht normale.

Mendova se kjo ishte ajo që bënin burrat", shtoi modelja.

9 gra akuzojnë për ngacmim seksual Jared Leto-n: "Ishim të

Nga ana tjetër, një përfaqësues i Leto-s i mohoi të gjitha akuzat në një deklaratë për Air Mail:

“Nuk kishte asgjë seksuale ose të papërshtatshme në ndërveprimet e tyre.”

Burime të tjera përshkruajnë festa në shtëpinë e tij në Los Angeles, ku merrnin pjesë rreth 60 gra shumë të reja dhe vetëm katër ose pesë burra.

Burimi: Marie Claire 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb