Laert Vasili, i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, foli ndër të tjera për një romancë të re. Ai pranoi se është në njohje me një vajzë të njohur nga bota e shoëbiz-it dhe jo, s’është Valbona.
“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga “Big-u”, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë: “Pse s’më ndodhi në 31 vjeç?”. Instagram-i është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar”, u shpreh ai, referuar famës që ka marrë.
Aktori bëri me dije se goca me fat i përket botës së VIP-ave dhe se është e njohur. Ai tha se nuk e ka njohur përmes rrjeteve sociale, por është dikush që i ka tërhequr vëmendjen.
“Nuk është dhe aq e thjeshtë, i përket botës së të famshmëve. Është e njohur. Që unë e pëlqej atë, ia kam lënë që ta kuptojë”.
Epo, besojmë se duhet t’i ndalni editimet në TikTok. Ose jo…
Artikuj të sugjeruar: