Fashion & Beauty

Dua Lipa rikthen në modë fustanin transparent të viteve '90 dhe duket YLL

Dua Lipa rikthen në modë fustanin transparent të viteve '90
Instagram/Dua Lipa

Dua Lipa riktheu një nga trendet më ikonike të viteve '90: fustanin transparent. Ylli i pop-it u shfaq në një festë, së bashku me të fejuarin, Callum Turner, familjen, miqtë dhe disa nga mikeshat e saj, përfshirë Charli XCX dhe Lily Allen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Me veshjen që përzgjodhi, Dua Lipa nderoi një nga dekadat më ikonike në modë, vitet '90, duke veshur një fustan të zi transparent Balenciaga nga koleksioni Resort 2026, të cilin e kombinoi dhe të brendshme të zeza.

Dua Lipa rikthen në modë fustanin transparent të viteve '90

Kombinimi u kompletua me një çantë dore të zezë, gjithashtu nga Balenciaga, dhe bizhuteri Bvlgari: unazën e saj të fejesës, një gjerdan, si dhe vathë dhe unaza.

Dua Lipa rikthen në modë fustanin transparent të viteve '90

Pamja e saj të kujtonte mjaft paraqitjen ikonike të Kate Moss në “Elite Model Agency Look of the Year” në vitin 1993, e cila e bëri atë të njohur si supermodele, një imazh që është regjistruar në kujtesën kolektive të modës dhe vazhdon të frymëzojë edhe sot e kësaj dite.

Dua Lipa rikthen në modë fustanin transparent të viteve '90