Showbiz dhe TV

Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja

15 Korrik 2015

Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Krista Merkoçi - Blogere
Ndonëse e vogël në moshë, ajo është imazhi i ri i blogjeve të modës në Shqipëri."Krista's Blog" (http://www.kristasblog.com/) ka pak kohë që është publikuar e pavarësisht kësaj, ka rezultuar tepër i suksesshëm falë stilit të saj të pagabueshëm.
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Kleoniki Delijorgji - Modele
Miss Globe 2012, pas marrjes së kurorës ka nisur një karrierë modelingu që e ka çuar në faqet e "Cosmopolitan Italia".
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Kristi Çavo - Modele
Modelja bjonde është një nga fytyrat e momentit të pasarelave shqiptare dhe editorialeve të modës.
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Einxhel Shkira - Prezantuese
Prezantuesja e "Hip-Hop District" në "MAD Tv" me stilin e saj të veçatë ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e publikut jo vetëm në televizion por edhe në eventet ku ka qenë e ftuar.
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Ketjona Pera - Modele
Ish velina e "E Diela Shqiptare" tashmë është shndërruar në një modele të suksesshme.
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Dorina Gegiçi - Modele
Modelja 19-vjeçare është një nga fytyrat më të kërkuara për editorialet e modës, duke u shfaqur edhe në "Vogue Italia Online".
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Enxhi Nasufi - Këngëtare
Ajo doli në skenë për herë të parë në "X Factor" duke krijuar një imazh prej pop star dhe që pas talent show-t, ajo ka nisur një karrierë të mirëfilltë këngëtareje me videoklip dhe koncerte live.
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Kiara Tito - Modele
Modelja është zgjedhur si imazh në disa evente të rëndësishme të kryeqytetit si dhe ka qenë pjesëmarrëse në disa fushata publicitare.
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Amina Shena - Velinë
Ish-modelja aktualisht është velina bjonde e emisionit investigativ "Ça thu"
Bukuri shqiptare: 10 hyrjet e reja
Lindita Idrizi - Modele
Nga Miss Elbasani, kaçurrelsja me sytë e kaltër është katapultuar në Tiranë ku ka nisur karrierën e modeles.